Liljana Shkodrani/ Poezi

    399
    Sigal

    Ç’TË ZGJEDH?

    Më vjen aq herë dëshira të rrah

    Të jem gojë farmak

    Të ndizem prej inatit

    Si njëra që njoh…dua të jem.

    Papritur dua të jem zbavitje muzike

    Lot i sypaqarit…ahhh po sikur

    Të shkruaja një fraze si Tennyson.

    Për atë dreq, jam duar malli

    Protestë para shikim djalli.

    Në duart e mirësisë që zoti krijojë

    Pranë hijes së tij

    Gjej zgjidhjen që meritojë.

    EMILY BRONTE

    Skuptohet ne ish e bukur Emily Brontë

    Për “Permeso Di Sogiorno” spati nevojë

    Rrojti pak, jo sa ajo që shkrojë

    Në majën e madhështisë, takoj ëngjëllorë.

    Gërmojë rrëmuje dhe në poezi

    Me aromë përjetësie Heatcliff na dorëzojë

    Bijë pasaniku, ish

    Motër mes dhjamit

    Fytyrë mermer, si llambë kristali.

    Hap milimetrik në delikatesë të brishtë.

    Ndërsa unë , thonjtë i kam të çarë

    Shpinën kockë hark

    Dhuratë alergjitë

     e nga poret s’prucoj parfum

    Po , djersë , përzier me ca pika gjaku.