Ligji për Teatrin, Basha nga Vlora: Vendi është në një situatë emergjente!

475
Sigal

Ashtu siç ishte  paralajmëruar më herët Opozita e bashkuar ka zbarkuar në Vlorë. Në një ditë që mazhoranca do të prezantojë draftin për Ligjin e Teatrit në Kuvend, deputetët e opozitës kanë zgjedhur ta braktisin për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët PD-LSI. Kreu i PD-së, Basha theksoi nga Vlora se Ligji “Fusha” është një vjedhje flagrante e Teatrit Kombëtar. Basha në fjalën e tij bëri  edhe bilancin e të vdekurve dhe të zhdukurve në këtë qytet, duke theksuar se bëhet fjalë për një bilanc lufte.

“ Vendi është në një situatë emergjente. Ligji “Fusha” është për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një procedure së përshpejtuar me mafien e drogës kanë vendosur të ngrini një kullë prej 200 milionë eurosh. Edi Rama është një hajdut qëllimi i të cilit është zhvatja e qindarkës së fundit së qytetarëve. Mazhoranca po merr një akt të paprecedentë. Vendi është në klaps nuk ka shtet dhe gjykata. Në dy muajt e fundit ka një bilanc lufte në qytetin e Vlorës. Vlora është qyteti i personave të zhdukur pa lënë gjurmë. Ekonomia e Vlorës është në një kolaps total. Krimi i organizuar me Ramën, e ka kthyer Vlorën në një zonë lufte ku viktimat janë të pafajshëm, prindër dhe fëmijë.”, tha kreu i PD-së në fjalën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që opozita zgjedh të bojkotojë Kuvendin, pas Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit, këtë herë opozita ka zgjedhur të zhvillojë mbledhje me strukturat e saj në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë që opozita ka vendosur të braktisë Kuvendin, qytetarët e Shoqërisë Civile kanë zgjedhur të protestojnë para tij, kundër kalimit të draftit të ri të Ligjit për Teatrin.