Ligji i tokave bujqësore, deputetët e PS kundër: Të përcaktohen afatet

471
Sigal

TIRANE – Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për pasditen e sotme projektligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, pas kundërshtimit të shprehur nga ana e kreut të këtij komisioni parlamentar Fatmir Xhafaj dhe deputetëve socialistë Pandeli Majko dhe Bashkim Fino.
 
Në mbledhjen e sotme, gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, deputetët e mazhorancës janë shprehur kundër këtij projektligji, pasi sipas tyre nuk është përcaktuar afati maksimal për zgjidhjen e çështjes si dhe numri i përfituesve.
 
Në fjalën e tij kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, i ka cilësuar si tepër shqetësuese propozimet e bëra në projektligj, pasi sipas tij një tokë në përdorim e dhënë me ligj, nuk mund të hiqet me vendim qeverie. Po ashtu sipas Xhafaj, projektligji nuk ka përcaktuar numrin e përfituesve të tokave bujqësore.
 
Xhafaj theksoi se Komisioni i Ligjeve do të mbetet i pandryshuar në këtë qëndrim, madje edhe nëse Ministri paraqitet në komision për të prezantuar alternativën e tij
 
“Një tokë në përdorim që është dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendin qeverie. Propozimet që na sillni janë tepër shqetësuese. Ju flisni në terma të përgjithshme por nuk na thoni qartë numrin e familjeve përfituese. Nuk tërhiqemi nga propozimet e bëra po të dojë të vij edhe minstri të japë alternativën e tij këtu.” shprehet Xhafaj
 
Nga ana e tyre Fino dhe Majko kanë kontestuar shtyrjen pafund të afateve të marrjes së titujve të pronësisë dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi dujke kërkuar që ky proces të mos agravojë pafund por të mbarojë sa më shpejt.
 
“Më çudit fakti që fuqia e ligjit ka rënë në tetor 2013 , por nuk na thoni çfarë është bërë këtë kohë.” është shprehur Fino

Në përfundim Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin në fjalë, ndërsa sa i përket miratimit nen për nen, e ka shtyrë këtë procedurë pasdite duke propozuar ndryshimet që duhen bërë sa i përket akteve të marrjes së tokës në pronësi dhe titujt e pronësisë.