Ligji i ri/ Zvicra “hap dritën jeshile” për shqiptarët, ja si të merrni leje qëndrimi

436
Sigal

Në seancën e mbajtur në dhjetor, Dhoma Nacionale e
Zvicrës ka miratuar ligjin e rishikuar për të huajt. Në formën e re ky ligj
quhet “Ligji për të Huajt dhe Integrimin” dhe miratimi nga dhoma në fjalë është
bërë pasi janë pastruar dallimet që kanë ekzistuar në mes të Dhomës Nacionale
dhe asaj të kantoneve (Senatit) në pika të ndryshme, shkruan agjencia e lajmeve
“Sda.ch”.

Me ligjin e rishikuar, leje të përhershme qëndrimi
në Zvicër (Vizë C) mund të marrin vetëm ata të huaj që janë të integruar mirë
në shoqërinë zvicerane, transmeton “Albinfo.ch”. Të integruar konsiderohen ata
të huaj që kujdesen për rendin dhe sigurinë, marrin pjesë në jetën ekonomike,
ose arsimohen dhe kanë njohuritë e duhura gjuhësore.

 

Nga partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm
SVP/UDC e ka kundërshtuar ligjin e rishikuar. Sipas kësaj partie, integrimi i
të huajve nuk është detyrë e shtetit. Nga ana tjetër, partitë që e kanë
mbështetur ligjin kanë vënë theksin në koston e lartë që e shkakton integrimi i
mangët i të huajve.

“Vizën C” të huajt mund ta humbin sërish, nën kushte
të caktuara! Madje edhe nëse e kanë mbajtur për 15 vjet këtë vizë (leja e
qëndrimit të përhershëm), ata mund të mbeten pa të, në rast se rrezikojnë
rendin dhe sigurinë, ose janë të varur për një kohë të gjatë nga ndihmat
sociale.