Ligji i ri i qeverisë. Kur lindin gratë, marrin lejë edhe burrat !

    427
    Gëzimit të lindjes së fëmijës, tashmë, me vendimin e fundit të qeverisë, me pushim e përkujdesje nuk do të jenë gratë, por edhe burrat. Lidhur me lejen e lindjes, sipas informacionit zyrtar, në Kod është propozuar ndryshimi që i jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Prindërit, tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj… Po ashtu, është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë. Ligji në fjalë. Mësohet se Projektligji, pjesë e të cilit janë dhe lehtësitë e mësipërme, erdhën si nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe prek disa kapituj të Kodit të Punës, kryesisht ato që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm. Sipas Erion Veliajt, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, në këët mënyrë, ky është një dokument modern që ofron më shumë mbrojtje për punëmarrësit dhe në tërësi, përmbledh 11 risi.
    Kështu, 11 risitë që sjell Kodi i Punës parashikojnë zhvillime pozitive sa i takon trajtimit të lejes vjetore dhe lejeve të lindjes. Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit… Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektriçistët, pastrueset, babysiter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj. Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke i krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve. Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Për këtë kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhen. Me ndryshimet e miratuara sot në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera moderne që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës. Projektligji i miratuar sot në mbledhjen e qeverisë pasqyron propozimet e paraqitura nga partnerët socialë, problemet e zbatueshmërisë së dispozitave të Kodit të Punës, disa elemente të rëndësishme të Acquis të BE-së për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndalimin e diskriminimit, si dhe mbrojtjen e veçantë të grave dhe rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve të së Drejtës Sociale të Këshillit të Evropës. 
    Sigal