Ligji i pronave, MD: Zgjidhet problemi, Presidenca: Cënohet siguria juridike

    43
    Në mbledhjen e parë të Komisionit të Ligjeve për 2016, në rënd të ditës do të jetë shqyrtimi i dekretit të presidentit Nishani, i cili rrefuzoi të lejojë futjen në fuqi të ligjit të pronave.
    Përfaqësues të Presidencës deklaruan në Komision se “nuk mund të kthehemi pas me ligjin e pronave, pasi ky ligj prek parimet themelore, siç është siguria juridike.”
    Ndërsa zv/ministri i Drejtësisë Peçi tha se “ligji nuk cënon sigurinë juridike. Ky ligj i jep fund situatës së krijuar me pronat në këto 25 vite”
    Ndërsa kreu i PR, Fatmir Mediu tha se fatura financiare nuk është në interes të pronarëve, por në interes të qeverisë.
    Po ashtu, Komisioni i ligjeve do të shqyrtojë edhe nismën e deputetes Jozefina Topalli e cila kërkon të zgjasë afatin e ligjit actual të kthimit dhe kompensimit të pronave.
    Në rend të ditës:
    Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit “Për kthimin e Ligjit Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
    Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”, nismë e deputetes Jozefina Topalli.