Ligji i mbetjeve, Meta: Duhet konsensus dhe reflektim i thellë për shqetësimet që ngre shoqëria civile

446
Sigal

Kreu i LSI-së, Ilir Meta në Konventën Zgjedhore të LSI-së
vlerësoi pozitivitetin e kësaj force që qendron gjithmonë larg
konfliktualitetit.

Ai u shpreh krenar që LSI-ja është një forcë që dëgjon
grupet e interesit dhe reflekton shqetësimet e tyre, duke veçuar këtu fasonët,
grupet e biznesit dhe shprehu qëndrimin e tij se në këtë drejtim duhet të ketë
reflektim të thellë për shqetësimet që ngre shoqëria civile, për sa i përket
ligjit të mbetjeve.

“LSI është një barrikadë e fortë ndaj konfliktualitetit,
kemi bërë kompromise por jo me konfliktualitetin që mbjell varfëri, armiqësi
dhe ndasi mes shqiptarëve. Ne jemi për mirëkuptim, bashkëpunim dhe konsensus. E
di që ka shumë shqiptarë që s’ja dalin dot të mbyllin muajin, të mbajnë fëmijët
në shkollë, që ndoshta nuk i kanë festuar festat dhe shohin me shqetësim
ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Por ne kërkojmë një rrugë zgjimi në
aftësitë e shqiptarëve. Shurdhëria dhe indiferenca ushqejnë pesimizmin. Ne po
kërkojmë atë që e pranojnë të gjithë në heshtje. Një shans për të gjithë, për
të ndryshuar veten, për tu dëgjuar, një shans për të ndryshuar jetën. Ne
dëgjojmë çdo zë, nga do që vjen, në të mirë të vendit. Ne reflektojmë, pranojmë
gabimet dhe veprojmë, dëgjuam masonët, biznesin e vogël, dëgjuam maturantët,
edhe pse ndjehem i keqardhur që nuk u reflektuan siç duhet. Dëgjuam zërin e
qytetarëve që donin një reformë konsensuale, dëgjuam zërin e shoqërisë civile
për armët kimike, edhe për ligjin e mbetjeve duhet konsensus dhe reflektim i
thellë për disa shqetësime të ngritura prej tyre”,- theksoi Meta.