Ligji antiduhan, ISHSH monitoron subjektet private e shtetërore në Vlorë

502
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar kontrollet nëpër subjektete shtetërore dhe private për të monitoruar respektimin e ligjit antiduan. Kreu i këtij Inspektoriati, Eltar deda, teksa deklaroi disa gjoba të vëna ndaj individëve që shkelin ligjin, u kërkoi qytetarëve të denoncojnë çdo inspektor që nuk merr masa ndaj subjekteve në shkelje. Prej 72 orës disa grupe pune të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Vlorë kanë monitoruar subjektet private dhe shtetërore për ligjin antiduhan. Në krye të inspektimit ka qënë vete kryeinspektori, Eltar Deda, i cili shpjegoi se aksioni është një punë e përditshme që prej një viti e gjysëm është shtrirë në të gjithë vendin. Deda:Jo vetëm për aspektin e denoncimeve për momentin e duhanpirjes në bashkëpunim me qytetarët, por në mënyrë të veçantë do të kërkoja këtë radhë të shtohen akoma më shumë denoncimet e tyre lidhur me inspektorët e korruptuar, me ata të cilët punojnë në të kudnërt të këtij ligji. Por u kërkoj që të jenë bashkëpunëtorë me ne. Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucioneve shtetërore tha kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, janë vendosur gjoba për punonjësit që janë kapur duke konsumuar duhan.
Sigal