Lida Lazaj/ Kumti i xixëllonjës

    401
    Sigal

      (Tregim)

    Ishim të vegjël, të vegjël fare. Unë, kisha gjashtë a shtatë, ti, një a dy vite jetë më pak se unë. Luanim lojërat, të gjitha lojërat, që luajnë fëmijët e asaj moshe. Qielli e toka ndërronte ngjyrë, pylli përballë vishej e zhvishej, dëbora shkrinte e sakaq degët e mardhura të pemëve prushëroheshin nga sythet dhe fshati i tërë mbulohej nga mantel i bardhë petalesh. Mandej, relievi larushitej e pikonin fruta të pjekura. Ne luanim dhe nuk e vrisnim mendjen për asgjë. Çuditeshim ndonjëherë, se pse të rriturit mërziteshin. Ti thoshe, se të rriturit bënin gjoja sikur ishin të mërzitur, meqë trupi i tyre ishte rritur dhe nuk i shkonte shtatit të tyre, të qeshnin dhe të luanin si ne. Ndaj dhe, sipas teje, e komplikonin jetën, që ishte kaq e thjeshtë dhe e bukur. Unë dija vetëm, që zogjtë cicëronin, lumi i vogël shkonte duke kënduar, gjethet shkëlqenin, pylli frymonte, vetëm kur pranë meje ishe Ti.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf