Lida LAZAJ/ Adelaida

    348
    Sigal

     Kur fëmijët janë në qendër të vëmendjes, imazhi i Adelaidës vjen e më ulet në sy. Nuk mund ta harroj! Fëmijët dhe të moshuarit kanë qenë dobësia ime, që kur kam filluar të reflektoj mbi veten dhe botën.. Aq më tepër tani që jam gjyshe e Ajo, çamarrokja ime, Perla bën me zemrën time si t`i dojë qejfi. Qëllon,që e lodhur nga kërkesat de çapkënllëqet e saj dhe unë e humb e nervozohem dhe e ngre zërin. Atëherë mbyllem vetëm në dhomë dhe i lë lotët të rrjedhin, se s`mund t`i mbaj dhe i kërkoj të falur çamarrokes trevjeçare, që ma ka bërë zemrën lodrën e saj. Perla lundron në det dashurie. Ç`do fill i flokut të saj e rrëfen, se Perla është drita e syrit e krejt fisit. Kështu do të doja për të gjithë vogëlushët e botës. Dje, në ditën e parë të shkollës mendoja për Adelaidën. Sa do jetë rritur, sa do jetë zgjatur, si do ta ketë çantën e librave etj. etj. Nuk e harrova asnjëherë, por këto ditë, që po afron vizita e Papa Françeskut, e në axhendën e veprimtarive të asaj dite, do jetë edhe një takim me fëmijë shqiptarë, për të cilët kujdesen shoqata bamirëse në bashkëveprim me Kishën Katolike dhe misionet e motrave të Nënë Terezës, Adelaida si ndahet mendimeve të mija.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf