Librit shkollor i vihet ruspa, çon përpara “togave të zeza” QSUT dhe INUK

612
Ruspat e INUK dhe vendimi i QSUT i janë vërsulur ndërmarrjes së Librit shkollor, për t’i rrafshuar mjediset e punës, ku kjo ndërmarrje ushtron aktivitetin ligjor e administrativ, sipas ligjit mbi shoqëritë anonime. Çështja ka qenë aq e acaruar mes dy palëve sulmuese dhe palës së sulmuar, të tre institucione shtetërore, sa në datën 14. 04. 2015, konflikti administrativ ka shkuar për gjykim në “tavolinën” e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, ku është depozituar një padi me objekt: “Kthim sendi në gjendjen e mëparshme të objektit, si dhe shpërblimin e dëmit, të ardhur si pasojë e prishjes së objektit në mënyrë të paligjshme”. Paditëse është Shoqëria “Shpërndarja e Librit Shkollor Sh.a”, ndërmarrje e cila ka çuar para gjykatës Drejtorinë e Përgjithshme të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” QSUT-Tiranë si edhe Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK). Praktikisht, Gjykata është gjendur përpara një ndërhyrje të paligjshme të veprimit të organit publik, prishja e objektit “Librari Shkollore QSUT “Nënë Tereza-Tiranë” në pronësi të “Ndërmarrjes së Shpërndarjes së Librit Shkollor Sh.a” (Shoqëri në Likujdim), me vendndodhje pranë Laboratorit Anatomik, në hyrje të QSUT. Objekti i padisë është shpërblim dëmi jashtë-kontraktor, me detyrim kthimin e sendit në gjëndjen e mëparshme të objektit, si dhe shpërblimin e dëmit të ardhur si pasojë e prishjes së objektit në mënyrë të paligjshme. Por, për arsye mos kompetencash Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk mund të shprehet për themelin e kësaj kërkese, për sa kohë që ai lidhet me kërkimin e një dëmshpërblimi, të ardhur nga një pasojë-dëm jashtë-kontraktor. Për rrjedhojë, Ndërmarrja e Librit shkollor, në çdo aspekt që lidhet me ndërhyrjen e paligjshme të veprimit, apo mosveprimit të organit publik (QSUT ankimues dhe INUK veprues) dhe çdo rast që ka të bëjë me shpërblimin e dëmit jasht묬-kontraktor, vihet në kompetencën e Gjykatës Administrative. Për këtë shkak e motiv ligjor, ajo ka shpallur si vendim mungesën e kompetencës për të vepruar dhe dërgimin e kërkesë-padisë në fjalë, për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykata kompetente për ta trajtuar. 
Sigal