Librezat shëndetësore problem për qytetarët e Kamzës

    348
    Urgjenca në qytetin e Kamzës duket se është nuk kushte jo shumë të mira. Shumë nga qytetarët ankohen se përveç kushteve që mungojnë, mungon edhe përgjegjshmëria e doktorëve ose infermiereve. Radhët e gjata nëpër dyert e dhomave të spitalit nuk mbarojnë deri në orët e vona të darkës. Fëmijë që qajnë, njerëz të sëmurë e të lodhur presin për të marrë një përgjigje ose për tu vizituar. Por gjithashtu radhë të gjata ka edhe për personat të cilët duan të nxjerrin një librezë mjekësore. Ata shprehen të pakënaqur me shërbimin që u ofrohet dhe se po lodhen me këtë gjendje. “Nuk vazhdohet kështu, tha një i moshuar për gazetën “Telegraf”, kam tre ditë që sillem vërdallë nëpër dyert e spitalit dhe askush nuk e merr mundimin të më pyesë për çfarë kam ardhur e jo më të futem në radhe sepse askush nuk ta liron atë”. Situata në këtë spital është kthyer në një kaos për të gjithë, aq sa i sheh edhe të stresuar. Kjo është bërë edhe shkak i zënkave mes personave të ndryshëm të cilët përballen me njëri tjetrin për arsye tepër banale. “Radha është e imja dhe asnjë të mos mundohet ta zërë ose do e pësojë keq”- thotë një burrë rreth të 40-ave duke u bërë shkak i shumë acarimeve nga ana e qytetarëve të tjerë. Këto situata vazhdojnë e shtohen dita-ditës duke mos gjetur zgjidhje dhe duke mos u vënë re nga asnjë edhe duke u anashkalohen sikur të mos kishin ndodhur. Më të shumtë që presin pranë zyrës së librezave për të marrë shërbimin që duan janë personat rreth moshës 50-60vjec. Këta persona thonë se shkojnë në dyert e spitalit që në 7 të mëngjesit, por që nuk gjejnë njeri aty dhe rrinë duke pritur, dhe ikin nga aty mbasdite, por prapë pa marrë asnjë informacion. Problemi i tyre mund të jetë urgjent sepse shëndeti nuk pret kur të ketë kohë mjeku. Libreza shëndetësore është e domosdoshme për çdo qytetar. Të gjithë duhet të jenë të paisur me të pirr të përballuar disi shpenzimet e spitaleve ose barnave që janë të detyruar të blejnë. Mundësitë financiare nuk janë në çdo familje të njëjtat, por si duket në spitalin e Kamzës kjo situatë do vazhdojë përsëri sepse radhët e gjata dhe shqetësimet e qytetarëve se presin me nga tre ditë për të marrë një librezë shëndetësore nuk po mbarojnë.
    Sigal