Librazhd, shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak, zgjidhet nga e majta

784
Sigal

Sot është mbajtur jashtë radhe mbledhja e Këshillit Bashkiak në Librazhd, me rend dite miratimin e ndihmës ekonomike, miratimi i listës së familjeve që përfitojnë kredi të buta nga shteti etj.. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak morën pjesë 10 këshilltarë, nëntë të majte dhe një i djathte, nga 17 që janë gjithsej. Edhe pse ishte njoftuar, në mbledhjen e këshillit, mungoi kryetari, Liman Mënalla. Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Fatmir Ozuni kërkoi që këshilli të drejtohej nga nën/kryetari, Nebi Vasku, por ai nuk pranoi dhe u largua nga mbledhja. Kështu nga kryetari i grupit të Majtë u propozua që mbledhja të drejtohej nga këshilltari më i vjetër, Pëllumb Kurti, në mungesë të kryetarit dhe n/kryetarit të këshillit dhe kjo u miratua nga të nëntë këshilltarët unanimisht. Nga kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë u kërkua që të futet në rend dite dhe shkarkimi i kryetarit aktual Liman Mënalla me motivacion: 1. Mos zbatimin e kompetencave që ligji i jep si kryetar i këshillit, 2. Për mos ngritjen e komisionit të këshillit prej dy vjetësh, 3. Anashkalimi i këshillit mbikëqyrës të ujësjellësit të Librazhdit. Ky propozim u hodh në votë dhe u miratua duke votuar unanimisht nga të nëntë këshilltarët që ishin të pranishëm. Më pas mbledhja vijoi me shkarkimin e kryetarit aktual të këshillit, Liman Mënalla, i cili ishte i djathtë, ku të nëntë këshilltarë që ishin të pranishëm votuan unanimisht. Më pas mbledhja vijoi me  votimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të këshillit, i cili u zgjodh Fatmir Ozuni nga PS me nëntë vota unanimisht.