Librat shkollorë, ja sa kushtojnë tekstet e reja

    463
    Shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore do të nisë më datën 1 shtator dhe do të vijojë për 14 ditë me radhë deri në nisjen e vitit të ri shkollor. Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkoi me anë të konkursit tekste të reja për klasat e para dhe të gjashta në arsimin 9-vjeçar, katalogu i të cilëve është publikuar në variantin përfundimtar. Nisur edhe nga reforma e ndërmarrë, jo vetëm në strukturën e arsimit bazë, por edhe në reduktimin e teksteve alternative, për nxënësit të cilët këtë vit do të shkojnë në klasat para dhe të gjashta, do të ketë libra mësimorë krejt të ndryshëm nga ato që kanë mësuar paraardhësit e tyre.
    Katalogu përmban gjithashtu, edhe listën e çmimeve, që janë propozuar më herët nga shtëpitë botuese dhe janë miratuar nga Ministria e Arsimit. Ajo çka bie në sy, të paktën sa i përket librit të Abetares dhe Fletores së Punës, çmimi i paketës për 4 variantet shkon nga 560 lekë deri në 690 lekë. Në listën e librave, duke iu referuar varianteve të së njëjtës lëndë të lëshuara nga shtëpitë botuese, çmimet janë të përafërt, duke mos krijuar diferenca, edhe sikur kusht për përzgjedhjen të bëhej pikërisht vlera monetare e tij.
    Sigal