Liberalizimi i vizave, Monika Kryemadhi: Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj

597
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me anë të një postimi në facebook ka uruar Kosovën për miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Europian.

Statusi i plotë:

Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane.

Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.

Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian. ????