Lezhjani Ritvan Kulli: Me Burrelin, synimet janë të qarta

1160
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Pas largimit të Julian Ahmataj te Kamza, skuadra matjane e ka gjetur trajnerin e ri
Në Kategorinë e Parë, lëvizjet e trajnerëve këtë javë, kanë bërë të veçantën. Por, nëse Ndriçim Kashami te Apolonia e ka lënë vendin bosh, largimi të mërkurën i Julian Ahmataj nuk ka zgjatur 24 orë. Do të jetë lezhjani Ritvan Kulli, i cili nga dje ka marrë drejtimin e skuadrës së Burrelit, e cila ndodhet në vendin e 3-të në zonën Play-out të Grupit A. Një situatë kjo, të cilën Kulli për gazetën “Telegraf” e mendon se do të largohet, e Burreli do të arrijë mbijetesën. “Natyrisht që, unë e quaj një vlerësim të drejtuesve matjanë, sepse besimi në të tilla situata i bankinës, është besim në vlerat e mia profesionale. U njoha sot (dje) në stërvitje me skuadrën, ku pashë se ka përbërje që të kalojë situatën e vështirë në vendet e mbijetesës”, kështu theksoi dje Ritvan Kulli, menjëherë pas marrjes së detyrës të trajnerit të Burreli, e cila për të është e dyta në sezonin 2017-2018. Por Kulli kërkon që skuadra të ketë besim në mundësitë e saj, duke deklaruar më pas se, niveli i skuadrave në këtë grup për mbijetesë nuk ka shumë diferenca. “Unë i njoh të gjitha skuadrat që janë në grupin Play-out, dhe them me bindje se diferencat e Burrelit me to janë thuajse të pa llogaritshme dhe mundësit dhe nivelin i kanë afërsisht të barabartë. Tashmë, të gjitha ndeshjet janë si finale për Burrelin, dhe këtë vlerësim i kam kërkuar skuadrës. Këtu ka mbështetje serioze nga drejtuesit lokalë, njëherësh edhe nga ana financiare, ndaj besoj se nisur nga këto dy tregues të rëndësishëm, Burreli do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe për sezonin e ardhshëm”. Në këtë sezon, Ritvan Kulli ka drejtuar skuadrën e Shënkollit, e cila është në krye të zonës Play-out në Grupin B, por në muajin janar 2018 dha dorëheqjen për shkak të rezultateve negative. Në të kaluarën e tij, Kulli ka drejtuar Besëlidhjen dhe Adën, dhe kjo nuk është përvojë e re për të në këtë kategori. Ndërkohë, java e 23-të e Kategorisë së Parë, vëmendjen më të madhe e ka të zhvendosur pikërisht në zonën e mbijetesës në Grupin A, sepse në zonën e Play-off-it në këtë Grup, Kastrioti e ka siguruar ngjitjen në Superiore. Edhe në Grupin B, Tirana e sheh veten në Kategorinë Superiore, ndërkohë që për mbijetesë, Naftëtari thuajse është i rënë në Kategorinë e Dytë.
Unë i njoh të gjitha skuadrat që janë në grupin Play-out dhe them me bindje, se diferencat e Burrelit me to janë thuajse të pa llogaritshme. Tashmë, të gjitha ndeshjet janë si finale për Burrelin, dhe këtë vlerësim i kam kërkuar skuadrës
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 24-t
Të shtunën, 14 prill 2018
Zona Play-off
Kastrioti-Besëlidhja 16:00
Egnatia-Erzeni 16:00
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 22 32
2. Erzeni 22 22
3. Egnatia 22 21
4. Besëlidhja 22 14
5. Dinamo 22 13

Zona Play-out
Të shtunën, 14 prill 2018
Korabi-Burreli 16:00 
Tërbuni-Besa 16:00
Vllaznia B pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 22 19
2. Korabi 22 16
3. Burreli 22 15
4. Vllaznia B 22 15
5. Tërbuni 22 13
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 24-t
Të shtunën, 14 prill 2018
Zona Play-off
Bylis-Apolonia 16:00
Tirana-Pogradeci 16:00
Tomori pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 22 35
2. Bylis 22 25
3. Tomori 22 20
4. Pogradeci 22 18
5. Apolonia 22 17

Zona Play-out
Të shtunën, 14 prill 2018
Turbina-Shënkolli 16:00
Iliria-Shkumbini 16:00
Naftëtari pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 22 21
2. Iliria 22 17
3. Turbina 22 14
4. Shkumbini 22 11
5. Naftëtari 22 8
Sigal