Lezhë-Qëllohet me armë në ajër pranë makinës së Monika Kryemadhit

465
Shtabi elektoral i kandidatit të majtë për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj bën publik një incident të regjistruar sot ne mbremje ne fshatin Kooperative ne Rrile të komunes se Shekollit ne Lezhe me deputeten e LSI Monika Kryemadhi.
Deputetja e shoqeruar dhe nga anetare te stafit elektoral te kandidatit Viktor Tusha ka qene duke dale nga shtepia e nje banori te ketij fshati,me inicialet TGJ i njohur si perkrahes i PD.
“Personi i identifikuar si Tonin Fizi (person me precedente penale) shoqeruar nga disa kusherinj te tij dhe kandidati i PD Fran Frroku,ne nje makine tip Opel me ngjyre gri kane qelluar me arme zjarri ne ajer prane makines me te cilen po udhetonte zonja Kryemadhi,anetare te shtabit elektoral dhe vajza e saj Bora.” thuhet në deklaratën e shtabit elektoral të kandidatit të LSI-së Lezhë, shpërndarë mbrëmjen vonë të 19 qershorit.
Per fat nuk ka patur te lenduar nga kjo ngjarje e rende.
Kryemadhi apel për qetësi
Me kete rast shtabi elektoral i kandidatit Viktor Tusha dhe deputetja e zones Monika Kryemadhi i bejne thirrje qytetareve dhe banoreve te Lezhes qe te ruajne qetesine dhe i sigurojne ata se procesi i 21 qershorit do te jete pasqyre e paster e votes se tyre.
“Zonja Kryemadhi i kerkon dhe njehere deputetit te PD Aldo Bumci te distancohet nga persona e inkrimuar qe udhetojne me makinen e tij dhe mbajne aty arme pa leje duke terrorizuar jo vetem banoret e zones por dhe duke ushtruar presion tek votuesit per blerjen e votave per kandidatin Fran Frrokaj.”
Depozitohet kallzimi, policia te ushtroje kontroll te rrepte ne Lezhe
Me depozitimin e kallzimit per kete ngjarje te rende ne drejtorine e policise ne Lezhe, shtabi elektoral i zotit Viktor Tushaj dhe deputetja e zones i kerkojne forcave te rendit qe te ushtrojne kontroll te rrepte per te siguruar qetesine e banoreve dhe sigurine per diten e zgjedhjeve.
Ata kerkojne qe te hetohet cdo makine me targa te dyshimta apo pa targa (sic eshte rasti i makinave me te cilat qarkullojne kandidati demokrat dhe shoqeruesit e tij) dhe te kontrollohet cdo mjet i dyshuar per mbajtje te armeve pa leje.
Shtabi elektoral i Kandidatit Viktor Tushaj i kerkon kandidatit te PD te terheqe bandat qe ka leshuar ne rruget e Lezhes dhe fshatrat perreth pasi do ta kete te pamundur jo vetem te trembe banoret dhe qytetaret me ane te dhunes por dhe kaq te pamundur do ta kete te shkembeje pará me voten e lezhjaneve
Sigal