Lezhë, OSHEE ndërhyn në Gjadër, riparon kabinën elektrike

551
OSHEE ka nisur punën për riparimin e kabinës eletrike të dëmtuar në Gjadër të Lezhës, pas shqetësimit të ngritur nga dhjetëra banorë të zonës. Krahas ndërprejes së vazhdueshme të energjise sistemi elektrik në këtë zonë ishte kthyer dhe në një rrezik serioz për jeten e banoreve, pasi kabina ishte pa dyer, ndërsa telat shkëputeshin sa herë frynte erë.

Pas shqetësimit të ngritur nga banoret e gjadrit dy ditë më parë për dëmtimin e rrjetit elektrik OSHEE nisi punen për riparimin e kabinës elektrike dhe zëvendësimin e aksesoreve të dëmtuara, ndërsa ndërhyrje do të ketë dhe në rrjetin shpërndares.

Drejtori i OSHEE në Lezhë Armand Zhuka thë se në këtë zonë nuk është investuar prej vitesh dhe se ndërhyrja që po kryhet është në vazhdën e punës së përditshme që po realizohet në të gjithë zonën.

Armand Zhuka, Drejtor i OSHEE Lezhë: Ka prej shumë vitesh pa pasur investim. E pamë të arsyeshme të investojmë këtu sepse kjo është më e mjerueshme. Kjo është procedura e përditshme që ne kemi cdo ditë të javës.

Krahas ndërprejes së vazhdueshme të energjise sistetimi elektrik në këtë zonë ishte kthyer dhe në një rrezik serioz për jeten e banoreve, pasi kabina ishte pa dyer, ndërsa telat shkëputeshin sa të frynte pak ere. Kjo ndërhyrje do përfundoje brenda dy ditesh e do të përmiresoje furnizimin me energji elektrike për më shumë se 100 familje.
Sigal