Lezhë, mbledhja e taksave, në faturën e ujit

548
Bashkia e Lezhës planifikon përfshirjen e taksave vendore në faturat e ujit të pijshëm, për të pasur mundësinë e mbledhjes së tyre. Kjo masë pritet të merret për shkak se pagesa e taksave vendore nga qytetaret e Lezhës është në nivele mjaft të ulëta. Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë Lezhë, Ndue Lushi, thotë se në të ardhmen këto taksa do të jenë pjesë e faturave të ujit. “Jemi mjaft dobët me tarifat familjare. Po punohet që ta kalojmë tarifën e pastrimit me faturën e ujit të pijshëm”, shprehet Lushi. Zyrtarët thonë se nëse qytetarët e Lezhës nuk paguajnë taksat, kjo përkthehet me mungesë të ardhurash për Bashkinë që nuk ka mundësi të ofrojë shërbimet e duhura për taksapaguesit.

Shpeshherë bashkitë kanë ndeshur vështirësi dhe janë kritikuar për paaftësi në grumbullimin e taksave, ndërsa ndarje e re territoriale administrative synonte pikërisht rritjen e aftësive manaxhuese të tyre. Edhe në bashki të tjera, pamundësia e grumbullimit të taksave, ka detyruar autoritetet vendore, ta bashkojnë pagesën me faturën e ujit të pijshëm. 
Sigal