Lëvizja ÇAME / PDIU shet Rezolutën Çame për AKU

    414
    Sigal

    Burime konfidenciale brenda PD na bëjnë me dije se këto kohë janë zhvilluar negociata me PDIU-në për të siguruar votat e tyre për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Të njëjtat burime citojnë se negociuesi i PD-së ishte në vështirësi të madhe nga frika mos PDIU e kushtëzonte këtë votim më Kalimin në Parlament të Rezolutës Çame. Habia e interlokutorit të PD-së ishte kur Idrizi me qetësi të plotë kërkoj JO kalimin e Rezolutës për Çështjen Çame, por Agjencinë Kombëtare të Ushqimit. Një skandal i vërtet politik nga ana e PDIU-së se për të disatën herë që e japin votën e tyre të rëndësishme në Parlament jo për të përmbushur misionin dhe qëllimin e tyre politik por për pazare të ngushta të lidhura ngushtë vetëm me kryetarin (e pa-konfirmuar në këto 3 vjet në asnjë asamble apo kongres të kësaj partie). Ky skandal rëndohet më shumë kur sot emërohet drejtori i ri i këtij institucioni i cili është H. Zhuta. Askush prej atyre 2 a 3 vetëve që mbajnë gjasme detyra të larta në PDIU nuk ka dijeni se këtë vendimmarrje dhe konfirmojnë që nuk e njohin personalisht dhe mbi të gjitha as janë njoftuar kurrsesi nga Idrizi për këtë çështje. Nga burime të afërta të Idrizit në parti mësojmë që ky person qenka një mik i afërt i një anëtari të familjes së Idrizit dhe të dy këto personazhe punojnë në Universitetin Europian të Tiranës. Ky është konfirmimi i përsëritur që emërimet në PDIU nuk janë pjesë e asnjë vendimmarrje, asnjë grupi pune dhe asnjë logjike partiake. Nuk vlen të aderosh në këtë parti, as të anëtarësohesh e as të militosh politikisht. Tashmë PDIU është kthyer në biznes familjeje për përfitime të ngushta ekonomike dhe larg idesë së krijimit dhe funksionimit politik të saj. Lëvizja Çame kërkon të prononcohet për këto çështje, Presidenti i Nderit të Partisë, deputeti dhe kushdo tjetër mban përgjegjësi publike dhe nxjerr fytyrën e tij për tu prononcuar në tv në emër të kësaj partie. Të gjithë ata që preferojnë të heshtin kanë të njëjtën përgjegjësi madhore për çka po ndodh dhe me heshtjen e tyre veç bëhen pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes së kësaj katrahure dhe masakre politike. Të shesësh Çështjen Çame për një drejtori me lekë jo vetëm që është tradhti e hapur kombëtare por kërkon në vetvete edhe një pafytyrësi që edhe në kohë krizash vështirë se gjendet. Por kjo sjellje është kthyer në modus viventi në PDIU. U kërkojmë falje të gjithë atyre që kemi lodhur me kritikat dhe denoncimet tona por ka ardhur koha që tashmë komuniteti të ngrihet dhe të bërtas e protestoj fort në përkrahje të Çamërisë së vërtet dhe kundër këtyre sekserëve 5 lekësh që e kanë marrë peng atë. Ka ardhur koha që patriotet dhe burrat e ndershëm të Çamërisë të mblidhen së bashku kundër këtyre mutacioneve politike, sekserëve të tyre dhe marrëveshjeve të pista që këto plehra politikë prodhojnë çdo ditë.