Lenjani debuton me fitore te Sioni, Kukeli vazhdon të shkëlqejë si mbrojtës

522
Ermir Lenjani ka gjetur menjëherë hapësira në radhët e Sionit të Paolo Tramexanit, edhe pse ka vetëm pak ditë që i është bashkuar skuadrës zvicerane. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, ka debutuar sot me klubin e tij të ri, në suksesin 1-0 në transfertë ndaj Lozanës.
Meqenëse nuk ka bërë fazën përgatitore me klubin zviceran, mendohej se Lenjanit do t’i duhej pak kohë për t’u integruar, si nga pikëpamja e lojës me grupin, ashtu edhe nga pikëpamja e gjendjes fizike.
Ndaj si fillim ai, ka qenë në stolin e rezervave në ndeshjen e sotme. Por Tramexani vendosi ta aktivizonte në minutën e 69 të takimit, duke i dhënë mundësinë Lenjanti të tregonte që sot vlerat e tij në mbrojtjen e rezultati 1-0 të siguruar që në pjesën e parë, por edhe në aksionet ofensive nga krahu i majtë. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi 1-0 për Sionin në këtë fillim kampionati, ku po ecën me ritmet e kërkuara nga një skuadër e cila ka si synim renditjen mes tre ekipeve të para në Zvicër.
Dy fitore në dy javët e para ka regjistruar edhe Zyrihu i Burim Kukelit, i kthyer në një mbrojtës të mirëfilltë në rreshtimin me tre në prapavijë. Suksesi i sotëm 2-1 ndaj Tun, i dha mundësinë skuadrës së Zyrih që të vazhdojë startin perfekt të edicionit, ndërsa Kukeli luajti gjatë 90 minutave, duke u ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.
Sigal