Legjislatura e plotë greke në 140 nene, dokuemnetet kryesore për leje qendrimi

    789
    Sigal

    GREQI/ Kodi i ri EMIGRACIONIT

    Gjithçka duhet të dini, në prag të miratimit të ligjit të ri

    Brezi i Dytë – Bashkimi Familjar- *Favorizimet, pezullimet, rinovimi pa ensima

     Shumë shpejt legalizimi dhe rino­vimi i lejeve të qëndrimit do të realizohet bazuar në Kodin e ri të Emigracionit. Përveç lajmeve të shum­ta dhe në çdo numër të gazetës, ju in­formojmë se Kodin e ri të Emigracionit, në formën e publikuar deri tani, e di­sponojmë të plotë për çdo të interesu­ar në zyrën e “p.g.a.”. Këtë mundësi e of­rojmë për të gjithë lexuesit që nuk janë përdorues të kompjuterit, ashtu si dhe pyetjet e ndryshme që mund të keni (mjaft prej tyre do të marrin përgjigje në këtë shkrim).

    -Çelësi i ligjit të ri, siç e kemi theksuar dhe në artikujt e mëparshëm, është Leja Afatgjatë, me të cilën emigrantët ekonomikë në Greqi përfitojnë au­tomatikisht të drejtën e punësimit në vendet anëtare të BE-së. Kryesisht, lehtësimi do të ofrohet për të pajisu­rit me lejen 10-vjeçare / lejen pa-Afat. Theksojmë se në çdo rast, punësimi në BE kryhet me kërkesën dhe vendimin e punëdhënësit, ky kusht nuk ndryshon. Por, nëse sigurohet një ofertë pune, atëherë emigranti disponues i Lejes Afatgjatë, edhe pse shtetas nga një vend i tretë, jo-anëtar në BE, mund të punësohet ligjërisht me kontratë, falë këtij statusi që ka fituar në Greqi.

    Nga ana e ministrisë së Brendshme

    medoemos duhet paraqitur nga për­faqësuesit dinjitozë të rinisë emigrante në qeveritë e ardhshme të vendit.

    Të sapoardhurit

    -Me procedura të shpejta do të bëhet përshtatja e statusit dhe punësimit të emigrantëve të rinj. Planifikimi do të bëhet nga boshti qendror dhe jo duke u përqëndruar në zonat periferike, për të patur nën kontroll kërkesat e plota të tregut ekonomik të Greqisë dhe zonave me kërkesa të larta për krahë pune. Procedura parashikohet të jetë e shpejtë dhe me shumë elasticitet.

    Fast Track

    “Fast Track” lejet e qëndrimit për çdo lloj investimi, veçanërisht për ato strat­egjike me mbi 100.000.000 euro, në pasurinë e palëvizshme mbi 250.000 euro.

    *

    Rinovim EDHE PA ENSIMA

    Adoptim urgjent në kushtet e krizës ekonomike i dispozitave ligjore që lejojnë rinovimin e lejeve të qëndrimit për emigrantët që janë prej vitesh në Greqi, tashmë të papunë dhe pa shpresë punësimi në periudhën e afërt kohore. Kjo kategori, siç premton Kodi i ri, nuk do të lejohet të mbetet e pa­legalizuar.

    *

    Lamtumirë burokraci (?)

    Kategoritë e lejeve të qëndrimit nga 50 që janë sot në fuqi do të kufizohen në 19. Paralelisht, anulohen rreth 20 do­kumenta që kërkohen për rinovimin e lejeve të ndryshme të qëndrimit.

    ***

    Kodi i ri i Emigracionit NUK është ligji për nënshtetësinë

    Në fakt, janë dy ligje të ndryshëm, edhe pse një disa kategori të caktuara mund të përfitojnë nga disa nene për­katëse. Ligji për nënshtetësinë ndod­het akoma në sirtarët e ministrisë, drejt formulimit dhe përpunimit. Nga minis­tria e Brendshme duket të jenë të qarta gjërat, madje nënministri i Brendshëm, Leonidhas Grigorakos, gjatë prezan­timit të risive të Kodit të ri të Emigra­cionit u referua hapur në kuadrin ligjor si i posaçëm për emigracionin: “Tjetër gjë është ligji i nënshtetësisë. Mos t’i ngatërrojmë gjërat. Brezi i ri i emi­grantëve pajiset me një leje qëndrimi Afatgjatë, si dhe prindërit e tyre, një status që ofron lehtësira në studimet e tyre, ndjehen më mirë gjatë edukimit shkollor. Nuk ka nevojë të paraqiten çdo një apo dy vjet për të rinovuar lejen e qëndrimit, ndërsa kanë kohë të vendosin nëse duan apo jo të qën­drojnë përgjithmonë në Greqi. Kur të mbushin moshën 18 vjeç janë të lirë të plotësojnë dokumentat përkatës për t’u bërë shtetas grekë” – ka theksuar

    Lirshëm me vërtetimin BLU, deri në fund të vitit

    Poi rikthehemi edhe njëherë vendimit të ministrisë së Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit, në lidhje me udhëtimin e lirë të emigrantëve shqiptarë, posedues të vërtetimit blu për depozitimin e kërkesës së rinovimit të lejes së qëndrimit. Nga data 20 nëntor 2012, të gjithë shtetasit që depozitojnë këtë vërtetim kanë të drejtë të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri, deri në datën 31 dhjetor 2013. Bëhet fjalë për emigrantët e legalizuar në bazë të nenit 11, paragrafi 4, ligji 3386, siç është zëvendësuar me nenin 4 të ligjit Ν.4018/2011. Me pasaportën dhe vërtetimin A’ se janë dorëzuar të gjitha dokumentat për rinovi­min e lejes së qëndrimit ose të lejes fillestare (në përgjithësi janë rinovime) emigrantët shqiptarë mund të qarkullojnë deri në fund të vitit. Nuk përfshihen këtu sa disponojnë vërtetimin spe­cial të qëndrimit në vend, dhënë sipas par. 5 të vendimit 22037/01-1-2010 Κ.Υ.Α. Meqënëse jemi drejt fundit të vitit, dy janë shanset që kanë emi­grantët e pajisur akoma me vërtetim. I pari, Kodi i ri i Emigracionit të sjellë pajisjen rrufe me etiketën vetëngjitëse, brenda më pak se dy muajve, ose ministria e Rendit, akoma dhe në mënyrë tipike, të publikojë një tjetër vendim për qarkullimin e lirë të emigrantëve që –Jo për fajin e tyre-nuk kanë akoma në pasaportë pullën e lejes së qëndrimit.

    Statistikat e fundit

    -540.000 janë emigrantët e pajisur me leje qëndrimi

    -160.000 janë kërkesat për rinovim të lejes së qëndrimit

    -80.000 janë nxënësit e huaj në ar­simin fillor dhe të mesëm, sipas të dhënave, më shumë se gjysma e tyre janë të ligjshëm në Greqi.

    -10.000 janë kërkesat për leje qëndri­mi për Arsye të Veçanta-Humanitare, nga viti 2012 e deri tani. Komisionet e ngritura në Sekretarinë e Përgjith­shme të Emigracionit kanë shqyrtuar 7.600 kërkesa, kanë pranuar gjysmat e tyre.

    ***

    Emigrantët e Paligjshëm – Bashkimi familjar – testi ADN

    Nuk ofron shanse legalizimi Kodi i ri i Emigracionit. Shumë e vështirë duket mundësia e një fushate të re legalizimi, siç është vepruar vitet e kaluara, për emigrantët që nuk kanë asnjë dokument vërtetues qëndrimi në Greqi. Njëkohësisht, dispozitat e reja në lidhje me Bashkimin Familjar janë shumë më të rrepta.

    Nga ministria e Brendshme janë të qartë, pa lënë vend për keqkuptim: Kodi i ri i Emigracionit i drejtohet ek­skluzivisht emigrantëve të LIGJSHËM në vend, të cilët janë pajisur qoftë edhe njëherë të vetme me leje qëndrimi. Emigrantët e paligjshëm nuk kanë asnjë lloj leje qëndrimi apo vërtetim, qëndrojnë në territo­rin grek në mënyrë të paligjshme, prandaj dhe kodi nuk zbatohet për këto raste. Kjo kategori do të ketë vetëm DEPORTIM.

    Për më tepër, nuk do të ketë shans RI-Legalizimi për emigrantë që tash­më kanë mbetur pa dokumenta, siç janë dhënë disa herë në vitet e kalu­ara (zakonisht me miratimet e vendi­meve të reja). Përkundrazi, dispozitat e reja ligjore bëhen më të rrepta për çdo kërkesë legalizimi, ndërsa më të rrepta do të jenë kriteret për proce­durën e Bashkimit Familjar.

    BASHKIMI FAMILJAR

    Si do të jetë procedura e rreptë për Bashkimin Familjar?- lexojmë në facebook, mes shumë pyetjeve të tjera që shprehin ankthin dhe shqetësimet e parapritura në lidhje me miratimin e Kodit. Shpjegimet paraprake theksojnë se nuk do të ketë ndryshime esenciale për vendet e Ballkanit, kryesisht për shqiptarët. Ndryshimet vijnë sipas përshtatjes së legjislaturës greke me atë të BE-së, ku bashkëshorti nga vendet ku me ligj lejohet poligamia-martesa me shumë gra, ka të drejtë të legali­zojë vetëm një nga bashkëshortet e tij, por nuk bëhet dallim tek fëmijët, pavarësisht me cilën grua i ka. Duke marrë parasysh falsifikimin e lehtë të certifikatave të lindjeve në këto vende, janë verifikuar një numër i madh adoleshentësh dhe fëmijësh në vend, të cilët paraqiten si fëmijë të emigrantëve të ligjshëm. Kodi i ri i Emigracionit parashikon testin ADN për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Por, e theksojmë edhe njëherë, në rastin e emigrantëve shqiptarë, ky paragraf do të zbatohet në raste eks­treme, ose, thjesht, asnjëherë.

    ***

    Ditët e Punës-ENSIMA

    Nuk ndryshon numri i ensimave – ditëve të punës, për rinovimin e lejes së qëndrimit. Edhe në Kodin e ri të Emigracionit mbetet në fuqi balancimi “emigrant ekonomik-120 ensima-leje qëndrimi”.

    POR

    Përfshihet një dispozitë tranzitore, për të përballuar situatën e re të krijuar nga kriza e thellë ekonomike, sipas së cilës:

    Emigrantët e punësuar më parë në mënyrë të ligjshme për disa vite, por nuk kanë tani ensima-ditë pune, të MBETEN TË LEGALIZUAR për një periudhë kohore VETËM ME PARAQ­ITJEN E LIBRIT TË SHËNDETIT

    Kjo periudhë kohore nuk është ven­dosur akoma, -thekson sekretari i Përgjithshëm i Emigracionit në min­istrinë e Brendshme, Aggelos Siri­gos. Por emigrantët që kanë humbur lejen e qëndrimit për mungesë të kontratës së punës dhe ensimave përkohësisht do të pajisen me sta­tusin e lejeve të qëndrimit për arsye të veçanta-humanitare. Dispozitat ligjore eliminojnë ankthin e paligjsh­mërisë, të paktën për emigrantët që kanë punuar shumë vite në Greqi.

    ***

    One shop stop

    Jo pak po një dekadë numërojnë shërbimet One Shop Stop në vendet anëtare të BE-së (akoma dhe Shq­ipëria e ka adoptuar udhëzimin dhe është drejt zbatimit të shpejtë, për riatdhesimin e emigrantëve). Përsa i përket Greqisë, shërbimet me një stacion janë krijuar nga 30 shtatori në të gjitha Administratat e Decen­tralizuara. Në zonën e Atikës do të ketë dy zyra, një në Athinë, një në Pire, me 40 nëpunës, plus 20 nëpu­nës ekstra në Sekretarinë e Përgjith­shme të Emigracionit. Në zonat e tjera të Greqisë do të punësohen 420 nëpunës për One Shop Stop. Sa për nëpunësit, do ketë mjaft nga tkurrja e Administratës që parashikojnë Memorandumet.

    ***

    Fund vonesave të etiketës vetëngjitëse-Lejes së Qën­drimit

    Para se të funksionojnë zyrtarisht, këto shërbime kanë gati kontaktin elektronik për të shërbyer sa më shpejt me çdo dokument të kërkuar. Dhe pikërisht funksionimi i këtyre shërbimeve parashikohet të vendosi një fund të përhershëm në vonesën e lëshimit të etiketës vetëngjitëse të lejes së qëndrimit. Duke kontaktuar në mënyrë elektronike me shërbi­met e tjera, nga një pikë e caktuar, do të kufizohen ndjeshëm të gjitha procedurat e orevajtjet e procesit të lëshimit të lejes së qëndrimit.