Sigal

Grupi i njohur Elita 5 janë rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Tornado” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike.

Muzika është realizuar nga Nexhat Mujovi – Wirusi, ndërsa për tekstin është kujdesur Avni Qahili.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant dhe që i përshtatet mjaft mirë këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar Max Production.

Klipi është xhiruar nëpër rrugët e Tiranës, dhe sjell një atmosferë mjaft verore brenda tij.