Lefter Koka: “Pronar i votës së qytetarëve bëhet ajo forcë poltike, ai individ që i shërben me devotshëmri qytetarëve”

433
Kreu i LSI Durrës, njëkohësisht kandidati që kryeson listën për Durrësin, Lefter Koka, në vijim të turit elektoral, u ndal në lagjet 12 dhe 16 të qytetit. Ai shoqërohej nga disa prej kandidatëve për deputet qarku Durrës, Nora Malaj, Arb Shtylla, Firdoza Izvira, Skerdi Bello dhe Arjola Koçi.

Koka tha para banorëve se nuk është zgjuarsi të dalësh para qytetarëve dhe të bësh retorikë boshe, pasi është koha për të vepruar në të mirë të vendit.

“Për 4 vjet ata që votuat e e kujtoi kush Durrësin, a bëri dicka për Durrësin? Besoj që i keni parë vetëm në 2013, dhe unë këtë jua them me siguri. Nuk dua tju paragjykoj asnjë nga kolegët deputetë, qofshin këta dhe ministra por, mendoj që duhet të qendrojmë sa më afër njerëzve për tu qendruar afër problematikave të tyre. Nuk është kjo mënyra e të bërit politikë, gjërat janë shumë më të thjeshta se sa këto që thuhen. Nuk është zgjuarsi të dalësh, të flasësh të bësh retorikë, zgjuarsi është të dish të dëgjosh dhe të zgjidhësh problematika. Të mos ngresh mure vështirësie për të zgjidhur një problem të qytetarëve, për ta thjeshtuar dhe zgjidhur problematikën. Në fakt ne këtë filozofi kemi patur, këtë kemi dhe këtë do të kemi”, tha Lefter Koka gjatë fjalës së tij.

Ministri Koka tha para banorëve se, kjo zonë meriton shumë më shumë vëmendje nga pushteti lokal, duke u shprehur se, “Unë besoj që zona juaj meritonte shumë më shumë dhe më vjen shumë keq kur dëgjoj, që të konsiderohe si një zonë që mund të mos kesh shumë dëshirë për të banuar, sepse cilësia e jetës, banimit nuk është ajo që dëshiron cdokush nga ju”

Më tej, ministri Koka tha se, : “Ne sot e kemi mundësinë dhe gjithmonë ka një herë të parë, LSI, sot ka një tjetër dimension politik dhe nuk kemi pse ti konsiderojmë në fakt, votën e qyetarëve si pronë të asnjërës forcë politike. Pronar i votës së qytetarëve bëhet ajo forcë poltike, ai individ që i shërben me devotshmëri qytetarëve. Do ishte shumë mirë që në Parlamentin shqiptar të ishin këta djem e vajza të reja, të cilët mund ti shërbjenë qytetit të tyre. Ndaj unë si mik, si bashkëqytetar do jua kërkoja të besoni këtë ekip, janë fjalë të shpirti dhe jo retorikë politike”

Ndërkohë, Nora Malaj, zëvëndës Ministre e Arsimit dhe kandidatë e LSI në Durrës, ju drejtua qytetarëve me zotimin se nëse zgjedhin të votojnë LSI, kjo forcë politike ka kurajon ti shoh njerëzit në sy, jo vetëm në fushatë eletorale, por edhe për tu dhënë llogari qytetarëve për punën e zotuar para tyre.

“Është shumë e thjeshtë të jesh ministër apo zv min, është e thjeshtë të marësh përgjegjësi por është shumë e vështirë ti shohësh njerëzit sy më sy dhe ti thuash cfar ke bërë dhe cfar duhet të bësh. Sot në ditën e eurpës ne kemi ngelur pengu I zgjidhjes dhe nuk e meriton as Durrësi, as qytetarët”, tha Malaj.

Në vijim të bashkëbisedimit, banorët shprehën shqetësimet e tyre për zonën u ata jetojnë, që ti rithehet vëmendja dhe të mos konsiderohet si periferike, pasi përbën tabanin e qytetit bregdetar.
Sigal