“Lazarat 2014”, 10 të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar

    48
    10 prej të pandehurve të çështjes “Lazarat 2014” kërkuan gjykim të shkurtuar në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë. Të pandehurit në dosjen e “Lazaratit” janë 15 persona, por Gate Mahmutaj, Albion Aliko, Alfred Proku dhe dy vëllezërit Skënderi ende nuk kanë paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.
    Mes personave që pranojnë gjykimin e shkurtuar ç’ka do t’i sillte atyre uljen me 1/3 në rast dënimi janë: Arjan (Servet) Basha, Ramadan Basha, Altea Haska, Engliend Aliko, Matjas Bocai, Vandam Mahmutaj, Klajdi Karemani, Lorenc Bregu (Cobaj), Beqo Brahimi, Drini Aliko.
    Gjyqtari Klodian Kurushi vendosi të veçojë procesin ndaj të pandehurit Florian Shurdhi, duke e kaluar atë për kompetencë të Prokurorisë së Gjirokastrës nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
    Në momentet që zhvillohej seanca, Policia e Shtetit finalizoi në terren dhe operacionin për arrestimin e Alfred Prokos i pandehur në mungesë në këtë gjykim. Sipas policisë ndalimi i tij u bë në Gjirokastër dhe ai dyshohet se ka qëlluar me armë duke kundërshtuar operacionin në qershorin e vitit 2014.