Lanë pa matësa uji një pallat në Tiranë, në pranga dy hajdutët (Emrat)

498
Dy të rinj janë vënë në pranga pasi akuzohen për vjedhjen e disa matësave të ujit në një pallat në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur më datën 31 gusht në rrugën “Llambi Bonata”, ku Dorian Mersini, 29 vjeç, dhe Klejdon Shijaku, 28 vjeç, kanë vjedhur 8 matësa të ujit në një pallat.
Me finalizimin e operacionit të koduar “Sahati”, policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e këtyre dy personave.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 në kuadër të operacionit policor ” SAHATI”, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve: Dorian Mersini, 29 vjeç, banues në Tiranë; dhe Klejdon Shijaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes së ndodhur më datë 31.08.2017, ku këta shtetas në rrugën “Llambi Bonata”, në një pallat kanë vjedhur 8 matësa të ujit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 matësa uji.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Sigal