Lana del nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura. Panariti: Situata kritike në Lezhë

627
Situatë problematike është krijuar në mbarë vendin si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Ashtu siç është ishte parashikuar nga sinoptikanët, dita e sotme filloi me reshje të rrëmbyera shiu. Që në orët e para të mëngjesit u raportuan rrëshqitje të dherave në Pukë, duke shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore.
Lumi i Lanës raportohet se ka dalë nga shtrati në disa zona duke shkaktuar probleme. Vështirësi hasen edhe në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkaq, disa fshatra në Fushë Bulqizë kanë mbetur të bllokuar, pasi përrenjtë e rrëmbyer kanë shkaktuar dëmtimin e rrugës.
Problemtatike situata paraqitet në Lezhë, pasi si pasojë e reshjeve të dendura janë përmbytur disa zona në Zejmen. Pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë për të normalizuar situatën.
E bllokuar është ura që lidh fshatrat Stojan-Ulëz, duke penguar kështu lëvizjen e qytetarëve.

Disa lagje nën ujë, evakuohen 50 fëmijë në një shkollë në Kombinat
Disa lagje në kryeqytet janë nën pushtetin e ujit. Mësohet se problematike ngelet situata në lagjen “Irfan Tomini”, Kombinat dhe në Shkozë. Sakaq, bëhet e ditur se 50 fëmijë janë evakuuar në një shkollë në Kombinat. Ndërkaq, kritike është situata dhe tek lulishtja ‘1 Maj’, Selitë dhe në Lanabregas.
Panariti: Hidrovoret në Punë, Situata kritike në Lezhë 
“Hidrovoret dhe kanalet e kullimit të ujit janë të gjitha në punë dhe situata është në kontroll sa i takon parandalimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut”. Kështu deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një komunikim për mediat për të bërë një bilanc të analizës së punës përgjatë vitit 2015 të institucionit që ai drejton.
Panariti theksoi se më problematike mbetet situata në Qarkun e Lezhës, pasi aty ka zona të përmbytura. Sipas ministrit shkak i krijimit të kësaj situate është bërë prerja pa kriter e pyjeve.
“Situata në sistemin e kullimit në Territorin e Shqipërisë është nën kontroll. Marr kontakte nga të gjithë bordet që jemi në terren. Hidrovorët punojnë dhe ka energji elektrike dhe ata po punojnë. Situata më kritike ndodhet në qarkun e Lezhës ku kemi prurja më të larta, i dhe për shkak të prerjes së pyjeve dhe fryrjes së përrenjve. Për këtë arsye përshëndes vendimin e Qeverisë shqiptare për moratorimun e ndaljes së prerjes së pyjeve. Por situata është nën kontroll.”, tha Panariti.
Nga ana tjetër Panariti garantoi se janë marrë të gjitha masat, ndërsa të gjitha bordet ndodhen në terren. Ai konfirmoi se pasi të mbaroj komunikimin me gazetarët do të niset për inspektim të situatës nga afër në Lezhë.
Sakaq, ai shtoi me ndarjen e re territoriale, bashkive u është dhënë në dispozicion 15 milionë lekë që kanë shkuar për kanalet kulluese, që t’ju paraprihen situatave të tilla siç janë përmbytjet.
Shirat nxjerrin Lanën nga shtrati, përmbytje në disa lagje
Reshjet e shiu kanë shkaktuar fryrje të lumit të Lanës. Si pasojë e daljes së lumit të Lanës nga shtrati janë përmbytur disa zona në Tiranë. Problematike situata paraqitet në rrugën “Irfan Tomini”, në Kombinat, Shkozë. Ndërkaq, përmbytje janë shkaktuar edhe në Lanabregas.
Sigal