Lamtumirë, princesha e skenës shqiptare, Drita Pelingu

    402
    Sigal

     Me hidhërim te thellë dhe dhimbje të madhe Teatri Kombëtar njofton ndarjen nga jeta të artistes së madhe Drita Pelinku “Nder i Kombit”. Nesër do të përcjellim për në banesën e fundit aktoren brilante që me talentin e saj ka spikatur me dhjetëra role te mrekullueshme për spektatorin shqiptar.  Ajo është Drita Pelingu. Dhe kjo është një ngjarje e trishtueshme për të gjithë. Në plejadën e aktorëve që themeluan Teatrin Kombëtar, Drita Pelinku është një emër i pazëvendësueshëm. Drita Pelinku do të mbahet mend jo vetëm si aktore brilante, por edhe si njeri i madh! Në karrierën e gjatë mbi gjashtë dekada krijimtaria e saj artistike është e larmishme dhe përfshin tri fusha: aktrimin, regjisurën dhe pedagogjinë, por edhe jo më pak i rëndësishëm është kontributi i saj si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare. Si aktore e teatrit dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Që nga viti 1976 ajo ishte një nga pedagogët më me vlerë të artit skenik dhe nga më të dashurat për breza të terë aktorësh e studentësh në dekada. Për kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikës titulli “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar”, çmimi “Ismail Qemali”, ndërsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka zgjedhur ndër 500 udhëheqësit më me influencë në botë. Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si “Qytetare Nderi të Vlorës” dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më të lartë “Nder i Kombit”. Homazhet do të zhvillohen ditën e sotme dt.3.tetor.2013 në hollin e Teatrit Kombëtar, në  orën 11:00-13:00.  Ndërsa ceremonia e varrimit do të kryhet pranë varrezave të Sharrës.