LAJMI FUNDIT/ Konflikt mes të rinjve në Durrës, qëllojnë me armë në qendër të qytetit

562
Një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në përplasje me armë zjarri në qytetin bregdetar të Durrësit. Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit.
Nga të shtënat nuk ka njoftime për të plagosur, ndërsa policia në vendngjarje ka sekuestruar disa gëzhoja.
Policia ka shoqëruar një nga të dyshuarit e përfshirë në konflikt dhe po punon për kapjen e autorit tjetër, i cili është larguar me shpejtësi.
Nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
Sigal