Lajme të rreme nga Koreja e Veriut? Shakatë me ‘super-armët’ Kim Jong-Un

521
Po qarkullojnë spekulime se Kim Jong-Un ka krijuar armë të rreme vdekjeprurëse të shkatërrimit në masë gjatë një pjese të paradës ushtarake këtë fundjavë.

Koreja e Veriut ka zbuluar armë të reja gjatë shfaqjes së paradës së ushtrisë së vendit në kryeqytetin Phenian, ndërsa festohet 105 vjetori i lindjes së themeluesit të kombit, Kim Il-Sung, gjyshi i diktatorit aktual.

Por, njerëzit kanë filluar të vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e raketave, duke përfshirë një duket si e thyer ose e bërë shumë keq në pjesën e hundës së saj të drejtuar nga qielli.

Një përdorues në Twitter, shkrian: Koreja e Veriut mendon se është duke bërë shaka me të gjitha ato raketa të rreme në paradë?

Një tjetër shkruan se raketat dukeshin sikur ishin bërë prej letre.

Megjithatë, raketa balistike (ICBM), për të cilën Pheniani pretendon se mund të udhëtojë me mijëra milje, për të cilat Uashingtoni ka shfaqur shqetësim, u parandaluan gjatë së dielës në paradën festive.

Nga ana tjetër, nënpresidenti amerikan Mike Pence ka mbërritur në Korenë e Jugut në fillim të një udhëtimi 10-ditor në Azi, vizitë që vjen në mes të trazirave mbi kërcënimet e Koresë së Veriut me avancimin e programit bërthamor dhe kapacitetet e saj në rritje.
Sigal