LAJM I FUNDIT/ Pas Vjosës edhe Osumi del nga shtrati, vërshon drejt qytetit të Beratit

696
Pas lumit Vjosë edhe Osumi ka dalë nga shtrati. Sipas raportimeve të para lumi ka vërshuar drejt qytetit.
Dalja e këtyre lumenjve pritej dhe më herët autoritetet shtetërore kishin paralajmëruar qytetarët për përmbytje në Berat, Fier e Vlorë, tre rrethet që preken më shumë nga Vjosa dhe Osumi.
Deri tani pjesa më e prekur nga përmbytjet ka qenë Shqipëria qendrore me zona si Kruja, Fushë-Kruja, Kurbini, Tirana (periferia), Durrësi etj. Ndërkohë në Fier ka qenë mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama për të parë nga afër situatën. Po kështu mësohet se janë bërë gati objektet ku mund të vendosen të evakuuarit.
Sigal