KZLN: Janë raportuar ndërprerje të proçesit të votimit, votim familjar dhe propagandë

377
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të qendrueshme (KZLN-DQ) ka bërë publike të dhënat e mbledhura lidhur me ecurinë e proçesit të vendit në 61 njësitë vendore.
Sipas KZLN deri në orën 14:00 të ditës së sotme janë konstatuar këto shkelje:
-4 raste në të cilat votimi u pezullua për më shumë se 30 minuta, konkretisht qëndra e votimit 19/39 në Tiranë, në Shkodër qëndra e votimit 00/89,00/92 dhe në Fier qëndra e votimit 30/34.
– Janë identifikuar 5 raste ku fshehtësia e votimit nuk u garantua plotësisht, bëhet fjalë për qëndrat e votimit në Tiranë 20/82, 2009, 19/79, qendra e votimit në Vlorë 45/85 dhe një tjetër në Korçë 41/03.
– Janë identifikuar 5 raste të asistencës në mënyrë të papërshtatshme të votuesve dhe bëhet fjalë për qëndrat e votimit 17/21, 19/26, 19/79, 19/79/1 në Tiranë si dhe një qendër në Vlorë me numër 45/85.
– Janë evidentuar tre raste të votimit familjar në qendrën e votimit Gjirokastër me numër 41/20, NË Dibër 11/51 dhe në Shkodër qendra e votimit me numër 81.
– Janë evidentuar 2 raste të prezencë së personave të pautorizuar në qendrën e votimit 19/71/1 në Tiranë dhe 45/85 në Vlorë.
– Janë evidentuar 12 raste të zhvillimit të fushatës propagandistike para qendrave të votimit në Durrës, Dibër, Korçë, Tiranë.
Sigal