Kuzhinierët e Mbretëreshës japin dorëheqjen

482
Të paktën 14 kuzhinierë dhe punonjës të kuzhinës, janë larguar nga Buckingam Palace, duke dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur.
Mediat angleze shkruajnë se lajmi, akoma i pakonfirmuar zyrtarisht, ka rrjedhur nga një burim sekret në brendësi të Pallatit Mbretëror.
Të detyruar të punojnë mes Buckingam Palace dhe Balmoral dhe Kensigton, 14 nga 50 kuzhinierët e Mbretëreshës nuk ia kanë dalë t’i rezistojnë punës me orare të zgjatura, e cila ishte kthyer në një problem, sidomos pas lindjes së nipit dhe mbesës, George dhe Charlotte.
Dukesha e Kembrixhit, Kate, pretendonte në fakt ushqime dhe prodhime të veçanta në shtëpinë e saj. Kështu, punonjësit e kuzhinës, ishin të detyruar të shkonin sa “andej e këtej” për të kënaqur të gjithë familjen mbretërore.
Ndër të tjera, duket se Elisabeth II, nuk i paguante orës shtesë që personeli ishte i detyruar të bënte për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të familjes Windsor. Prej këtej erdhi dhe vendimi për të gjetur një punë tjetër.
Sigal