Kuvendi voton sot 6 ligjet, opozita votë vetëm për SPAK dhe BKH

463
Sigal

Gazeta Telegraf/ Lidhur me 6 ligjet  që
pritet të miratohen sot, demokratët deklaruan një ditë më parë votë unanime
vetëm për një prej tyre, ligjin për
 SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

 

Për 5 ligjet e tjera, përfshirë atë të
qeverisjes së sistemit gjyqësore, kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi
ankimim në Gjykatë Kushtetuese.

 

 Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka si rend
dite shqyrtimin dhe miratimin e 6 ligjeve, nga 7 që ka paketa e emergjencës që
bën të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Një prej këtyre ligjeve, ai për rivlerësimin e
gjyqtarëve dhe prokurorëve, që njihet ndryshe edhe si vettingu, u miratua më
herët në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

 

Opozita e kundërshtoi, duke e konsideruar
antikushtetues. Dhe për këtë, gjatë ditës së djeshme,
 demokratët e
ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, 
du
ke kërkuar pezullimin e ligjit vetëm dy ditë
para se të hynte në fuqi.

 

 Basha tha se ndryshe nga 6 ligjet e tjera të
paketës së reformës në drejtësi, ligji për strukturën e posacme
antikorrupsion  është në përputhje me standardin që Partia 
Demokratike ka kërkuar që prej ditës së parë, ndërsa theksoi se e nesërmja  do të jetë ditë makthi për çdo zyrtar të korruptuar dhe të lidhur me krimin.