Kuvendi voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

535
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota pro e 60 kundër, kuvendi miratoi hetimin e Saimir Tahirit, sipas propozimit të deputetëve të mazhorancës. 

Ndërkaq raporti i opozitës është votuar pro vetëm nga 60 deputetë dhe mazhoranca në total ka votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit.

Në kuvend ishin të pranishëm 135 deputetë.

Votimi në Kuvend:
Për hetimin dhe jo arrestimin

75 Pro
60 Kundër
Për arrestimin dhe hetimin
75 kundër
60 pro 
Sigal