Për herë të parë ish kryeministri Sali Berisha reagoi sot në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Nga foltorja e Kuvendit deputeti demokrat dënoi veprimet e opozitës kosovare duke i quajtur guerrilase. Gjithashtu i kërkoi qeverisë të mos mbajë linjë partiake dhe të mos bëjë asnjë hap.
Berisha: “Në cilin parlament hidhen bomba me gaz lotsjellës, apo kryhen veprime guerrrilase. Do të bësh guerrilasin dil në mal por jo në sallën e parlamentit. Dënoj ndërhyrjen e Tiranës në cështjen e Kosovës. Keni lëvizur në linjë partiake, por ju them të mos lëvizni fare. Të mos përzihemi. Për fatin e tyre dhe tonin ishte John Kerry. Ai solli mesazhin e tij dhe të Obamës dhe nuk ka nevojë për ndërhyje të jashtme që nuk shërbejnë. Keni bërë deklarata të njëanshme”