-Kush nuk paguan deri më 31 dhjetor taksën vjetore të qarkullimit të makinës, penalitete  drastike

    516
    Sigal

    Greqi/ Gjoba, për sa vonojnë shlyerjen e “sima” pas 31 dhjetorit, është edhe njëherë shuma e dyfishuar

    Ministria e Ekonomisë ka detyrën e vështirë, në këtë periudhë krize, të shtojë sa më shumë euro në buxhet, fundi i vitit po arrin me shpejtësi alarmante, që do të thotë me dhjetëra detyrime urgjente për miliona qytetarë në Greqi, e mos kujtoni se nuk përfshiheni ndër ta? Ja lista e procedurave që duhen mbyllur deri në fund të vitit, për të shmangur gjobat e larta: -Kësti i 4-ërt i taksës ENFIA, ndërkohë që sa nuk kanë paguar këstet e mëparshme mund të kërkojnë metodën e shlyerjes me 12 këste, me interes vjetor 8,75%. ENFIA është taksa e pasurisë së palëvizshme, që vlen për të gjithë pronarët në Greqi, nga një garsonierë deri në toka jashtë planit të ndërtimit, bujqësore etj.-Deri më 31 dhjetor është afati i shlyerjes së “sima” taksa vjetore e qarkullimit të makinës. Gjoba për sa vonojnë shlyerjen e “sima” pas 31 dhjetorit është edhe njëherë shuma, domethënë e paguajnë dyfish. Kujtojmë se për sa kanë mbyllur kontratë shlyerje me këste përmes kartës së kreditit, nuk vlen urdhri i pagesës. Kuponi i “sima” është gati në faqen elektronike të taxisnet, mund ta printoni me A. F. M. dhe numrin e targës së çdo automjeti.

    -Rreth një milionë pronarë të bizneseve të vogla, aktiviteteve të pavarura të mesme e të vogla duhet të dorëzojnë të dhënat e klientëve-furnizuesve-partnerëve për vitin 2014-transaksione/invoice/fatura 2013. Nëse financierët nuk marrin masat e dorëzojnë kartelat përkatëse deri në fund të vitit, gjoba është 1.200 euro.

    -Borxhlinjtë ndaj shtetit që kanë kryer marrëveshje shlyerje me këste duhet të paguajnë këstin e dytë të borxhit. Llogaritet se janë rreth 30.000 qytetarë që kanë zgjedhur këtë mënyrë shlyerjeje të detyrimeve tatimore.

    -Një javë ka mbetur dhe për sa nuk do qarkullojnë automjetet gjatë 2015-ës dhe duhet të kthejnë targat në policinë rrugore për të mos paguar “sima” dhe rënduar buxhetin e familjes me koeficientin përkatës në deklaratën tatimore 2016.

    -Së fundi, personat që ushtrojnë aktivitet  privat dhe nuk duan të paguajnë taksën e biznesit  (επιτηδεύματος) 650 euro për vitin 2015 duhet arrijnë dhe të ndalojnë zyrtarisht brenda 2014-ës çdo aktivitet të biznesit të tyre.

    I. Londo

    *********************

    Kujdes, fëmijët që nuk kanë letërnjoftimet e reja, nuk mund të kthehen

     Siç e kemi thënë disa ditë më parë, të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë pasur probleme me toponimet duhet të pajisen me letërnjoftime pranë ambasadës sonë në Athinë. Kërkesat dhe mënyra e marjes së tyre janë bërë prezentë kohë më parë. Afati i pajisjes me pasaporta është deri më 31 dhjetor, për ata fëmijë që kanë pasur probleme në pasaportat e para. Sipas të dhënave të regjistruara vitin e kaluar kanë qenë mbi 12 mijë fëmijë që kanë pasur probleme të tilla. Tashmë është momenti që kujdesi duhet të jetë më i madh. Ata fëmijë që kanë pasur probleme me pasaportat e vjetra detyrimisht duhet të pajisen me të rejat ndryshe do të kenë probleme në kthimin nga Shqipëria.

    ***********

    GREQI/ Programi që do të eliminojë radhët e gjata në njësitë e gjithë Athinës

    Pajisuni me kodet elektronike (κλειδάριθμος) për rinovim elektronik të kartës së papunësisë, çdo tre muaj.

     Më në fund OAED nis programin që do të eliminojë radhët e gjata në njësitë e gjithë Athinës.  Me kodin e përdorimit dhe kodin sekret, rinovimi i kartës bëhet në faqen elektronike të OAED, për njohësit dhe përdoruesit e kompjuterit.  Çdo i papunë i regjistruar në OAED mund të pajiset nga OAED me kodin e tij personal. Në datën e caktuar për rinovim, në vend të drejtohet në njësinë përkatëse të OAED, klikon në shërbimin “Rinovim i kartës së papunësisë”. Nga momenti që individi ka aktivizuar llogarinë personale në OAED është përgjegjësia e tij të kujdeset për rinovimin e kartës brenda afatit të caktuar.

    ****************