Kush është “skifteri” nga Tirana që u arratis sot nga komisariati i Pukës, pak kohë më parë…

536
Ermirjon Nikja, banues në rrugën “Don Bosko” në Laprakë, i dënuar më parë për “vjedhje” është 20-vjeçari që arriti të arratisej sot nga Komisariati i Policisë së Pukës, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Shkodrës, pasi gjykata caktoi për të masën “arrest me burg”.
Për kapjen e tij janë ngritur në këmbë gjashtë grupe të FNSH dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Ndonëse ende nuk ka detaje për mënyrën se si mund të jetë arratisur i riu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki çako dha urdhër për hetim disiplinor për personat përgjegjës. Për kapjen e tij janë njoftuar edhe drejtoritë e Policisë në Kukës, Lezhë dhe Shkodër.

Nikja dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më 24 gusht të këtij viti, dhe për ngjarjen u kap më 6 shtator nga forcat e Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë.

Me datë 24.08.2017, është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi M. N, banues në Vau Dejës (emigrant) i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë ka qënë duke udhëtuar me mjet, ku në momentin që ka ndaluar, një shtetas i pa identifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 leke.

Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e menjëhershme, si dhe me datë 06.09.2017, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit Nr. 3 Tiranë, u bë ndalimi dhe vendosja para përgjegjësisë ligjore e shtetasit:

Emirjon Nikja, 20 vjeç, banues në Tiranë, i denuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” “Kanosja” parashikuar nga neni 139 e 84 të Kodit Penal
Sigal