Kurthi i pasurisë

    444
    Sigal

    Që nga lashtësia, e në vazhdimësi, gjatë evoluimit të kombeve, përmes mbarësive, por edhe armiqësive, instinkti i pronës është zhvilluar, e ka mbetur i fuqishëm si tek individi , apo dhe tek shoqëritë, shtetet, kompanitë, duke prodhuar dhe duke ndjekur ligjet dhe rregullat e vendosura sipas ligjit themeltar te kapitalizmit,  kërkesë- ofertë . Duke ju referuar vendeve të zhvilluara demokratike , këto ligje kanë ardhur duke u përsosur në vazhdimësi , në shërbim tërësor te shoqërisë , nëpërmjet respektimit te parimit te lirisë , dhe decentralizimit e shanse të barabarta për të gjithë . Të tre klasat që ekzistojnë, të pasur, të mesëm dhe të varfër, kanë një varësi të ndërsjellë nga njëra-tjetra, ku rolin kryesor, e luan klasa e mesme e shoqëruar forte nga sindikatat , dhe që përben shumicën e shoqërisë . Është kjo klase, me përbërje sociale që i vë kushte klasës së të pasurve, nëpërmjet përqindjeve të fitimit, duke bërë kështu zbutjen e jetës te të varfrit përmes minimumit jetik . Sa më e madhe të jetë klasa e mesme,  aq më e qëndrueshme është ekonomia e një vendi, pa kaluar në ato luhatje qe te çojnë në trauma të rënda shoqërore . Po në vendin tonë pas 22 viteve demokraci, a është zhvilluar instinkti i pronës në përputhje me ligjin themeltar kërkesë – ofertë e shanse të barabarta për të gjithë, apo ka fituar instinkti i kohëve të lashta, kush është më i forti fiton. Konstatohet një korrupsion që ka përfshirë të gjithë qelizat e shoqërisë tonë. Ku klasa e mesme është pothuaj inekzistente dhe sindikatat nuk duken kërrkundi. Lexojmë që flitet për një grusht njerëzish të pasuruar, për një periudhë të shkurtër 22 vjet.Gjithashtu,  është konstatuar  se  40 % e popullsisë , si në asnjë vend tjetër , i është  faturuar komshinjve dhe një popull tejet i varfër, që ka mbetur këtu brenda  për të parë këtë deformim të rëndë të rrugës përmes së cilës këto 22 vjet kaloi instinkti i fuqishëm i pronës, është imediate të bëjmë një krahasim të elementeve jetësore, që përbenin thelbin e zhvillimit të shoqërisë, pas pronës së përbashkët të atij sistemi  dhe ndërthurjen e formimit politik të individëve që udhëhiqnin në atë kohë, por që udhëheqin përsëri sot, me rregullat dhe ligjet përkatëse që janë të shkruara dhe të qarta në vijimësi prej shekujsh në rrugën e demokracisë dhe pronës private. Në 50 vitet që kaluam në diktaturën ideologjike, instinkti i pronës u shua nën peshën e kolektivizimit dhe centralizimit . Paraja nuk kishte ndonjë vlerë, vlerë kishte të ishe dikushi. Doktor, inxhinier, artist, sportist, poet  e kështu sipas shkallës së vështirësisë, në drejtim të Akademisë së Kulturës. nëpërmjet baterisë së fuqishme të propagandës së  frymëzimit, u bë që brenda një kohë të shkurtër vendi ynë i prapambetur  të  kthehej në një kantier të madh të punës, të artit, sportit, shkencës e kulturës. U ndërtuan rrugë, fabrika , hidrocentrale të fuqishme (që gjatë këtyre 22 vjetëve nuk kemi parë të ndërtohet ndonjë ), fusha e kodra  të mbjella, parcela e lulishte të shëndetshme edhe nëpërmjet punës kolektive. Shqipëria prodhonte çdo gjë vete. Më pas të tërë e përjetuam seç ndodhi në atë kazan që zjeu fuqishëm. Kur kapaku u hap, lënda ishte e njëjtë, të tërë kishim pothuaj të njëjtat shije, visheshim pothuaj njësoj, mendonim aty-këtu njësoj, solidar në hallet e njëri-tjetrit  dhe të gjithë aty e aty në ekonomi. Më pas erdhi kolektivizimi. 60% e fshatit prodhues u bë konsumator . Ekonomia ra. Dështimi ishte i qartë, mungonte leva lëvizëse, (kërkesë – ofertë) e pronës , e cila do të linte pas plakjen e atij sistemi dhe do të çonte drejt zhvillimit, siç ndodhi në vendet rreth e rrotull  me vetëdministrimin. E tërë shoqëria  priste që kur të rrëzohej sistemi, do të realizoheshin ëndrrat e tyre, për një jetë me të mirë, më dinjitoze, siç jetonin edhe komshinjtë tanë europianë, me rregulla, seriozitet, disiplinë e bukuri.  Ku jemi sot pas 22 vjetëve?
    Fatkeqësisht  kemi përsëri një kazan që po zien fuqishëm. E nëse do të hapnim kapakun e rëndë, brenda do të shikonim një përbërje të çuditshme ! Një sipërfaqe me plot para, ku siç kemi lexuar notojnë rreth 60 miliardere të shoqëruar respektivisht nga media, analiste e gazetarë, për të cilët vetëm paraja ka vlerë dhe thumbi i ironisë, që i hedhin njëri-tjetrit, ku debati në vazhdimësi rrotullohet vetëm te Saliu, tek Edvini, tek Iliri e kush nga këta mund të shpalosi sa më shumë klasin e vet. Kanë krijuar gjykatat të mbuluara nga korrupsioni, kanë krijuar një prokurori e polici që më tepër prodhojnë negativitet në shoqëri. Politikanë të lartë që sot kanë rrëmbyer flamurin e demokracisë, që udhëheqin sot, të formuar politikisht nga ai sistem qe kaloi, konservatore të dalluar në atë ideologji, sot janë konservatore në shpirt dhe në xhep. Në vazhdimësi pa problem nëse ka apo s’ka popull, në një Parlament të mbushur me provincialë  ekstravagantë, i heqin kritika të forta njëri – tjetrit. Njëri thotë që ti vodhe floririn dhe ke vila me 12 banjo . Tjetri u thotë që ju i keni paratë me thasë që nuk i numëroni, por i peshoni. E tjera, tjera, toka të pamata, detra, fshatra turistike e të tjera fakte. Instinkti i pronës, vepron fuqishëm tek ky grup, që janë pasardhësit e atyre qe udhëhoqën 50 vjet (Nuk shikojmë asnjë të përndjekur politik në qeveri), përbërja e kësaj materie, përben kurthin e pasurisë. Pra mirëqenie vetëm për një grusht njerëzish, të edukuar për të patur nën hyqëm pjesën më të madhe të shoqërisë. Instinkti i pronës këtu vepron pa rregulla, pa ligje, kush të marrë sa më shumë. nëse do të hedhim sytë përposh kësaj sipërfaqeje, duket sikur është e mbushur plot si mizat e dheut, të cilat kacafyten për mbijetesë, nga thërrimet që hedhin, padronët e ganxhave. Të rrethuar nga fatkeqësitë, mjerimi, gjakmarrja, pa asnjë lloj përkujdesje , në vazhdimësi të goditur dhe me urinë që u vjen pas. Thuhet që elementi kërkese ka rënë së bashku me rënien e prurjeve të lekeve që bien emigrantet nga vendet, ku punojnë . Por a ka menduar ndonjëherë qeveria për ta?  22 vjet që punojnë , paguajnë qiratë në vendet respektive, të lodhur. Burra, gra, pleq, fëmijë që ecin rrugëve të botës, të përbuzur, ata kanë kohë që kanë kthyer kokën e na shikojnë, ndoshta dhe duan të kthehen në vendin e tyre. Po ku ? Të papreferuar, pikërisht nga tagri që ju kanë lenë nga pas, mënyra e qeverisjes korruptive në vazhdimësi e kësaj kase të shfrenuar politike  Është për t’i përshëndetur me gjithë zemër analiste, gazetare  e individë, që dalin kundër interesave personale, për të mos ta lënë vendin të rrëshqasë drejt duarve që e kanë mendjen vetëm si të mbushin xhepat, dhe errësirë, kolonjë dhe orgji, të cilat prodhojnë një shoqëri të pavetëdijshme, violente, primitive, pengesë për qytetërimin. Është për të përshëndetur, kur dëgjojmë prononcime si nga  Lubonja, Arben Duka , Spartak  Ngjela, Kreshnik Spahiu, që me frymën e tyre japin një dritë jeshile, për  të shmangur këtë përbindësh që vjen nga e ardhmja, i mbërthyer fort nga instinkti i pronës, pa rregulla, pa disiplinë, pa barazi, pa ligje. Vizioni drejt demokracisë nuk mund të kufizohet kështu . Është shumë i hapur shumë i gjerë, shumë i shëndetshëm . Shqipërisë nuk i mungojnë njerëzit me kulturë, për ta udhëhequr këtë vend pa vjedhur, pa shpërdoruar dhe pa korrupsion . Është koha, ku shoqëria të dali jashtë interesave vetjake, për një moment dhe të dinë ku ta çojnë votën për të krijuar oksigjen të pastër, për të mos lejuar qe në errësirën e vetëdijes, të struken thellë, mendimet të trishtuara si trashëgimi për brezat që vijnë. Të mendojmë për ta për një jetë shumë më të mirë.

    Me respekt Mihallaq Totokocopullo

    Ish i përndjekur politik