Kurbin, parandalohet konflikti, sekuestrohen armë e municione

    97
    Agjentët e komisariatit të Kurbinit, në Lezhë, kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes banorëve dhe një personi, që kërkonte të ndërhynte në rrjetin e ujësjellësit.
    Agjentët, me të marrë informacionin kanë vajtur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ndue Rica, 63 vjeç, banues në fshatin Shkopet. 
    Më pas uniformat blu kanë zhvilluar edhe një kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një arsenal armësh të përbërë nga:
    2 pushkë model 63;
    835 fishekë të ndryshëm (pushke dhe pistolete);
    19 kapsollë detonatorë;
    5 metër fitil zjarrpërcjellës. 
    Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedimin e 63-vjeçarit nën akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “dëmtim të pronës publike”.