Kur ishin 5 vjeç mbajtën lulet e unazat në një dasëm tjetër, tani martohen së bashku

582
17 vjet më parë, vajza e luleve Brooke Gibson dhe mbajtësi i unazave Adrian Franklin, atëherë 5 vjeç, morën pjesë në dasmën e miqve të prindërve të tyre në Karolinën Veriore të SHBA-së. Më 19 shtator ata ecën në të njëjtën Kishë, përsëri sëbashku – kësaj radhe për martesën e tyre. Më shumë se 300 njerëz morën pjesë në dasëm, përfshi edhe nusen që u martua 17 më parë aty.

“Ne e kishim harruar që kishim qenë sëbashku në dasmën e 17 viteve më parë, ishte ajo që na i solli fotot,” tha Brooke për ABC Neës. “Ishte diçka me të vërtetë emocionuese”. “Ndjeja diçka për Adrianin që kur isha e vogël. Ne shkonim në të njëjtën shkollë dhe gjithmonë përpiqesha të luaja me të në sheshin e lojrave. Por nuk ndodhte e njëjta gjë për Adrianin,” tha Brooke. “Unë gjithmonë përpiqesha t’i shmangesha, të fshihesha prej saj,” thotë Adriani. “Por me kalimin e viteve gjërat ndryshuan e ja ku jemi”.
Sigal