Kuotat e Ramës, Bashës dhe Metës në sontazhin Barometër të Nesw 24

451
Sigal

57 % e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Ramën, për Bashën 41 %.

Të martën  u publikuan në tv NEWS 24 rezultatet e sondës së parë të këtij sondazhi periodik Barometër 24 të Eduard Zaloshnjës.

 Konkluzionet kryesore

Kryeministri Rama ka kuotat më të larta pozitive, 57 %, por duhet theksuar se jo të gjithë të majtët kanë mendim pozitiv, ndërsa jo të gjithë të djathtët kanë mendim negativ. Ndërsa kuota pozitive për Bashën është 41 %, ndërsa perceptimi për Metën është se është i butë. 49 % e shqiptarëve mendojnë se pas një viti do të përmirësohet gjendja e tyre ekonomike familjare, ndërsa 55 % e shqiptarëve besojnë se do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike e Shqipërisë. Shumica e shqiptarëve mendojnë se rendi do të forcohet, derisa 66 % e të pyeturse janë përgjigjur pozitivisht kësaj pyetjeje.

KAMPIONI:

1.         1200 votues aktivë urbanë, të përzgjedhur ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks

2.         Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht

3.         96% e kampionit, pjesëmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit; 4% pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009

4.         I njëjti kampion do të rianketohet periodikisht në 4 vjetët e ardhshme. Maksimimi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/Minus 2.8%.

A mendoni se gjendja ekonomike e familjes tuaj do të jetë më e mirë pas një viti?

Po

Jo

Nuk e di

49%

26%

25%

Më pak se gjysma e konsumatorëve urbanë janë optimistë për të ardhmen e afërt ekonomike të familjeve të tyre. Shenjë që parathotë se konsumi nuk do të rritet ndjeshëm së afërmi (konsumi përbën rreth 70% të Produktit të Brendshëm Bruto)

A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?

Po

Jo

Nuk e di

55%

28%

17%

Jo të gjithë votuesit urbanë që votuan për mazhorancën aktuale kanë besim se rrotacioni i pushtetit do të ndikojnë për mirë në ekonominë e vendit.

A mendoni se rendi po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?

Po

Jo

Nuk e di

60%

21%

19%

Vetëm 1 ndër 5 votues urbanë kanë bindjen se situata e rendit nuk po përmirësohet. Ndërkohë, 3 ndër 5 kanë bindjen se ajo po përmirësohet.

A mendoni se Kryeministri Rama bëri mirë që publikoi fotot e ambjenteve të brendshme të institucioneve?

Po

Jo

Nuk e di

40%

41%

19%

Vetëm 2/5 e votuesve aktivë urbanë dhe më pak se treçereku i atyre që votuan për koalicionin e majtë e kanë miratuar “fushatën e fotove”  që zhvilloi Kryeministri Rama në dy javët e para të qeverisjes së tij.

A mendoni se një pjesë e madhe e administratës shtetërore duhet rifreskuar?

Po

Jo

Nuk e di

66%

24%

10%

Përveç zgjedhësve që kanë votuar për mazhorancën aktuale, edhe një pjese të zgjedhësve që votuan për koalicionin e djathtë u ka ardhur në majë të hundës nga administrata e vjetër.

Opinioni për Kryeministrin Rama

Opinioni

I butë

I fortë

Total

Pozitiv

20%

37%

57%

Negativ

7%

27%

34%

Asnjanës

9%

           –  

9%

Jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për Ramën. Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për PS-në kanë opinion të fortë pozitiv për të.

Opinioni për ekipin ministror

Opinioni

I butë

I fortë

Total

Pozitiv

31%

20%

51%

Negativ

10%

24%

34%

Asnjanës

15%

           –  

15%

: Kuota pozitive për ekipin ministror (51%) është më e ulët se kuota që arriti mazhoranca aktuale në 23 qershor (58%) dhe ndjeshëm më poshtë se kuota pozitive që deklaroi Kryeministri Rama para 5 javësh (70%), bazuar në një sondazh të tij të brendshëm.

Opinioni për grupin parlamentar PS

Opinioni

I butë

I fortë

Total

Pozitiv

20%

27%

47%

Negativ

6%

30%

36%

Asnjanës

17%

           –  

17%

Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PS-së (47%) është më e lartë se kuota që arriti PS-ja në 23 qershor (42%). Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për këtë grup parlamentar.

Opinioni për Kryeopozitarin Basha

Opinioni

I butë

I fortë

Total

Pozitiv

11%

30%

41%

Negativ

10%

34%

44%

Asnjanës

15%

          –

15%

Opinioni pozitiv për Bashën shtrihet përtej PD, në të gjithë elektoratin e koalicionit të djathtë. Gjithashtu, kuota e tij pozitive ka mundësi të rritet përtej sinorit të këtij koalicioni (në territorin asnjanës 15%).

Opinioni për grupin parlamentar PD

Opinioni

I butë

I fortë

Total

Pozitiv

11%

18%

29%

Negativ

6%

45%

51%

Asnjanës

20%

           –

20%

Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PD-së (29%) është edhe më e ulët se kuota që arriti PD-ja në 23 qershor (31%)

Opinioni për Kryeparlamentarin Meta

Opinioni

I butë

I fortë

Total

Pozitiv

32%

12%

44%

Negativ

10%

29%

39%

Asnjanës

17%

           –

17%

Kuota pozitive e Metës (44%) është më shumë se katërfishi i kuotës që arritiLSI-ja në 23 qershor (10%). Ndërkohë, më pak se 2/5 e votuesve aktivë urbanë kanë opinion negativ për të.

Opinioni për grupin parlamentar LSI

Opinioni

I butë

I fortë

Total

Pozitiv

26%

11%

37%

Negativ

8%

31%

39%

Asnjanës

24%

           –

24%

Mesazhi kryesor: Pothuaj i njëjtë me atë të rezultatit të Metës, por kuota pozitive e Grupit Parlamentar tëLSI-së është diçka më pak se katërfishi i kuotës që arritiLSI-ja në 23 qershor (10%).