Kukësi e nis nga trajneri, “dimër i vështirë” për Lushnjën

723
Nga Agron KAJA
MERKATO/ Të gjitha skuadrat e Superiores janë të angazhuara me hyrje e dalje futbollistësh, nisin edhe përgatitjet dimërore
Kategoria Superiore 2017-2018 e mbylli gjysmën e parë të saj. Pas kësaj mbylljeje, është çelur edhe tregu i lëvizjeve të futbollistëve e trajnerëve, një fenomen ky që ndodh në këtë stinë në të gjithë botën e futbollit. Pjesa tjetër e këtij sezoni do të nisë më 27 janar, por skuadrat kanë në dispozicion edhe katër ditë të tjera, deri më 31 janar. Në 16 javët e luajtura, Skënderbeu kryeson renditjen, por është futur në treg për një sulmues cilësor, për të mos lënë vetëm Ali Souenë. Ndërkohë që Flamurtari është i dyti në tabelë, ku deri më 4 janar ka afruar katër futbollistë, dhe po kështu te Kukësi e Partizani, të cilët kërkojnë të bëjnë shumë ndryshime, pasi janë zhgënjyer në pjesën e luajtur. Laçi kërkon të shtojë ndonjë element cilësor për të luftuar një vend në zonën e Evropës, ndërsa Kamza, Luftëtari, Teuta e Vllaznia janë në hapa të ngadaltë. Lushnja duket ende e “virgjër” në këtë merkato dimërore, ndoshta për të pritet një dimër i vështirë në kampionat.

Skënderbeu kryesues po kërkon një sulmues
Pasuesi i Neshpor mund të jetë Danilo Alvesh i Flamurtarit, i cili mund të lirohet edhe me dhënien përfundimtare të Ardit Hoxhajt. Por, Jashanica është lojtari që mund të largohet dhe vendin e tij në qendër do ta marrë Fidan Aliti, ndërsa Lulaj, Shkodra e Gripshi mund të largohen, për shkak se nuk po luajnë rregullisht.

Flamurtari kërkon përforcime, ka të larguar
Trajneri Shpëtim Duro ka afruar që në dhjetor lojtarë cilësorë, si sulmuesi Muarem apo edhe Gafuri. Ndërsa Zuka është një përforcim interesant në mbrojtje dhe Nedeljkoviç sulmuesi që mund të kompletojë repartin e avancuar, pasi Bushiç e ka të vështirë i vetëm. Alvesh e Jakovljeviç mund të largohen, ndërsa Neziraj dhe Mersini dalin të panevojshëm.

Laçi e bën “sefte” me Ndriçim Shtubinën
Laçi ka arritur marrëveshje me Ndriçim Shtubinën, i cili tashmë është futbollisti më i ri i Laçit, por pritet edhe përgjigja e Skënderbeut dhe vetë Bruno Lulajn, që mbrojtësi të kthehet në Laç. Ademir ka mbyllur kontratën, pas një dëmtimi të rëndë, por ka luajtur pak këtë sezon. Edhe sulmuesi Mbombo, i ardhur në fund të verës, është larguar me kohë, pa luajtur fare.

Kukësi merr austriakun Pakult për bankinën
Një revolucion në horizont te Kukësi. Pasi iku Milinkoviç, dje u zyrtarizua trajneri i ri, Peter Pakult. Janë larguar Alijev, Shtubina e Memini, po tentohet prishja e kontratës me Milosh Kërkotiç, mund të largohen edhe Alla e Imami, që i kërkon Vllaznia. Afrimet do të jenë të shumta, dhe zyrtarizimet priten në nisin këto ditë. Dje skuadra u nis për në Antalia.

Partizani kërkon lojtarë në “pistë” shqiptare
Pas “fshesës” ndaj lojtarëve të ardhur nga Italia në verë e largimit të Sukajt, mund të ikin edhe Kotobelli, Krasniqi e Adorjan., ndërsa është arritur marrëveshja me mbrojtësin e Kamzës, Ivan Fushtar dhe është prezantuar Bruno Telushi. 

Kamza me sytë nga një mbrojtës i majtë
Skuadra e Kamzës duhet të zëvendësojë Ivan Fushtar, që ka kaluar te Partizanit, ndërsa po kërkon një mbrojtës i majtë, pasi u largua edhe Neziri. Kotobelli e Mersini janë dy opsione, ndërsa është e arritur marrëveshja me Zeqirin, dhe në portë është afruar Avdyli nga Shkëndija.

Luftëtari bllokon “yjet”, mendon për mbrojtjen
Dy më të mirët e skuadrës gjirokastrite, Bregu dhe Abazaj, do të qëndrojnë deri në fund të sezonit, e po kështu edhe Eduart Rroca. Ndërsa Vasil Shkurtaj kompleton sulmin, por përforcimet shikohen në mbrojtje, ku është afruar Liçaj dhe pritet Mersini.

Teuta beson te Nica në bankinë, priten largime
Nga Teuta u largua trajneri Gugash Magani është lagruar, por u zëvendësua nga Stavri Nica, i cili këtë muaj të merkatos do të përballet me ndryshime të mëdha. Sepse kapiteni Nijas Lena mund të pasohet nga të tjerë, ndërsa synohet Gripshi nga Skënderbeu.

Vllaznia e merr seriozisht merkaton, e fillon me Sukajn
Te skuadra shkodrane quhet i ardhur sulmuesi Xhevair Sukaj, ndërsa priten qendërmbrojtësit Cicmil, Allën e Krasniqi, ndërsa në sulm pritet edhe një lojtar tjetër. Pas largimit të mesfushorit Edon Hasani, mund të ketë largime të tjera, ndërsa Gjokës i pëlqen mesfushori Zhan Karioka.

Te Lushnja shumë të afruar, pa emra të rëndësishëm
Lushnjës do t’i duhet një mrekulli në merkato, por me pagat që ofron e ka të vështirë tregun. Gjatë dhjetorit e këto ditë të para të janarit, janë provuar disa lojtarë nga ligat e ulta suedeze, por edhe ata kërkonin shumë. Janë shumë lojtarë në provë, por asnjë emër i rëndësishëm.
SKËNDERBEU
Të larguar: Martin Nespor
Të afruar: 
Synohet: Danilo Alvesh (Flamurtari)
FLAMURTARI
Të larguar: Jakovljeviç 
Të afruar: Muarem Muarem (Aktobe), Fisnik Zuka (Shkupi), Igor Nedeljkoviç (Hong Kong), Argjent Gafuri (Renova)
Synohet:
LAÇI
Të larguar: Ademir, Mbombo
Të afruar: Ndriçim Shtubina
Synohet: Bruno Lulaj (Skënderbeu)
KUKËSI
Të larguar: Rauf Alijev, Ndriçim Shtubina, Rexhep Memini, Hair Zeqiri 
Të afruar: Peter Pakult (Trajner), Nderim Nexhipi (Drejtor Teknik), Donjet Shkodra 
Synohet: Ardit Krymi (Vllaznia)

PARTIZANI
Të larguar: Xhevahir Sukaj, Andrea Selvaxho, Erik Herrera, Xhovani La Kamera 
Të afruar: Lukas (Pelister), Bruno Telushi (Slaven Belupo), Ivan Fushtar (Kamza), Esat Mala (KF Ballkani) 
Synohet: Erjon Hoxhallari (Tirana), Eraldo Çinari, Ardit Krymi (Vllaznia)

KAMZA
Të larguar: Mërgim Neziri, Argjend Mustafa, Argent Halilaj, Ivan Fushtar 
Të afruar: Ilir Avdyli (Shkëndija) 
Synohet: Blerim Kotobelli (Partizani), Ergis Mersini (Flamurtari)

LUFTËTARI
Të larguar: Silvio Zogaj
Të afruar: Lejdi Liçaj
Synohet: Ergis Mersini (Flamurtari)

TEUTA
Të larguar: Nijas Lena, Abe Oluasina
Të afruar: 
Synohet: Nazmi Gripshi (Skënderbeu)

VLLAZNIA
Të larguar: Edon Hasani
Të afruar: Xhevahir Sukaj 
Synohet: Stefan Cicmil, Albi Alla, Gëzim Krasniqi, Eni Imami

LUSHNJA
Të larguar: 
Të afruar: 
Synohet:
Sigal