Kujtime dhe mbresa për 50-vjetorin e maturës së gjimnazit “Fuat Babani”, Korçë

3577
Petrika Trajani 
ish-maturant
Korça mbledh maturën ’67 për të kujtuar të rinjtë e saj 
Vera e vitit 2017 për ish-maturantët e gjimnazit “Fuat Babani” të Korçës ishte ngjarja më e rëndësishme e vitit, duke mbartur shumë mbresa dhe kujtime. Me rastin e 50-vjetorit të maturës 1967-2017 u bë e mundur të ishin të pranishëm në event rreth 70% e pjesëmarrësve të të katër maturave të atij viti të largët, por shumë i afërt dhe i lumtur për maturantët asokohe. U takuam rreth orës 10.00, në një mëngjes të ngrohtë vere, ndërsa për vendtakimin organizatorët kishin menduar një vend simbol të qytetit, Banka e Korçës. Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe, pasi shkëmbyem shikimet e para, kush e kush mbante mend njëri-tjetrin, u përqafuam dhe u ulëm për një kafe, aty afër një lokali të qytetit. Aq fort u rrëmbyem nga malli dhe historitë që tregonim, sa harruam fare që ishim në një ambient publik, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve që na shihnin me kuriozitet. Jeta është e gjatë dhe vitet kalojnë shpejt, kishim kohë që nuk ishim takuar, por prapë e njohëm njëri-tjetrin, ishim më të vjetër dhe flokët me thinja, por me fytyra të gëzuara, plot shëndet me humor dhe të lumtur. Nga malli dhe dashuria u përqafuam duke na pushtuar një ndjenjë e humbur prej vitesh, ishim po ne si atëherë të rinj, të qeshur e buzagaz si vëllezër e motra. Më vonë, organizatorët pa humbur kohë na çuan te shkolla “Fuat Babani”. U ndamë në klasat që u përkisnim dhe u ulëm në bankat e tyre, të hutuar disi, të përlotur dhe filluam të tregojmë për vitet e shkollës mësimet, provimet, pedagogët, pushimet, simpatitë dhe shoqërinë që kishim ato vite. Nuk u besuam syve, mjaftonte vetëm ky çast dhe ne u rikthyem në ato banka si të rinj. U emocionuam dhe shihnim në sy njëri-tjetrin, duke menduar çfarë vitesh kemi kaluar. Bisedat vazhduan për një orë, pimë nga një gotë shampanjë dhe vendosëm një distinktiv me rastin e 50 vjetorit. Duhet theksuar se gjimnazi “Fuat Babani”, ka qenë një nga shkollat elitare të gjithë Shqipërisë, që sot çuditërisht është kthyer në një shkollë 9-vjeçare. Nga kjo maturë kanë dalë nxënës të shkëlqyer që studiuan në degë të rëndësishme të Universitetit të Tiranës, si mjekë, inxhinierë, ekonomistë, në degët e Institutit Bujqësor Kamëz, në Institutin e Lartë të Arteve, të Sportit, Institutin Pedagogjik 2- vjeçar në Shkodër, në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë. Nga kjo maturë dolën kuadro të lartë që punuan dhe kontribuan në çdo sektor të vendit duke qenë në krye të punëve dhe në ndërtimin e veprave të mëdha. Ata që morën këtë iniciativë bënë një punë përgatitore të shkëlqyer duke lajmëruar me telefona të gjithë shoqet dhe shokët në çdo qytete e kudo, si dhe ata që ishin jashtë vendit. Vlen të përmendim Andrea Shtikën, Vladimir Bardhoshin, Klaudeta Llogori (Riza), Donika Stratobërdha, Viollandi Rëmaçka, Fatmir Baze, Zhuljeta Sofroni në Korçë, Enver Reçi dhe Arjeta Ombashi në Tiranë. Kujtuam vitet e bukura që kaluam në gjimnaz, ekskursionet dhe aktivitetet e shumta kulturore dhe artistike, provimet e maturës, pedagogët tanë të rreptë, por jashtë shkollës të dashur e të edukuar, të palodhur e fisnikë. Asokohe, ishte e traditës që gjatë viteve të gjimnazit pas mbarimit të shkollës shkonim në aksionet e rinisë, “për t’u mësuar me punën dhe kalitur”. Pjesëmarrjet tona në aksionet e vendit kanë rëndësi të madhe, dhe këtu përmendim; aksionin në hapjen e rrugës në fshatin Orgockë të Korçës, në aksionin për hapjen e kanaleve ujitëse dhe bonifikimit të fshatit Tërovë dhe Rëmbec të Fushës së Korçës. Në vitin e fundit morëm pjesë në aksionin për ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë – Fier, Ura e Mbrostarit në verën e vitit 1967. Në këto aktivitete të rinisë nxënësit e gjimnazit të Korçës ishin të parët në punë edhe në aktivitetet kulturore e sportive. E le të kthehemi në takimin tonë mbresëlënës, dreka u zhvillua në një lokal në kodrat e qytetit, në një ambient të këndshëm e shumë të gëzuar me muzikën e bukur korçare, me këngë e valle, me përshëndetje dhe batuta, me foto e kujtime për atë ditë. Me shumë kënaqësi po kujtojmë emrat e nxënësve të atij viti të largët 1967, matura jonë.
Në këtë pasdite, nuk harruam të kujtonim pedagogët tanë, që luajtën një rol të rëndësishëm në formimin dhe edukimin tonë. Drejtorët e gjimnazit Vasil Stoja dhe Zihni Selenica, pedagogun e rusishtes Pandi Gellçi, trajnerin e ekipit të volejbollit për femra të Korçës, trajner i merituar, pedagogen e frëngjishtes, Arsinoi Bino, Pandi Kërënxhi, Dhimitraq Apostoli, Dhimitraq Bode, Anastas Dhespoti, Rafael Cicko, Hysni Dvorani, Niko Pani, Kiço Nuke, Dhorkë Qafzezi, Athina Haxho, Mantho Dono, Gaqo Peci, Zhuli Kaskaviqi, Flora Pleqi, Thoma Harilla, Dhimitra Maliqari, Lazar Ikonomi, etj. Dreka me urime e përshëndetje vazhdoi deri në orët e vona të darkës me shumë mbresa dhe kujtime. Kujtuam dhe u përlotëm me respektin që u bëmë ish-maturantëve që nuk jetojnë më: Spartak Ceta, Qeti Cupata, Petrina Karamico, Astrit Meta, Agim Shahinasi, Niko Naumi, Elvira Teneqexhi, Filior Polena, Mira Nikollari, Vladimir Luarasi, Koço Qirinxhi, Koço Luadhi, Perikë Gjezi (aktor i shumë filmave shqiptarë), Llambi Kotoko, Vangjush Saro, Kostaqe Mitre. Jeta vazhdon dhe ne do të takohemi përsëri derisa sa të kemi frymë, do flasim e bisedojmë se duhemi dhe kemi respekt e mall për njëri-tjetrin. Ky takim ishte i bukur, mbresëlënës dhe plot kujtime, prandaj i uruam të gjithëve të kenë shëndet e jetë të gjatë pa halle e probleme me dashuri e miqësi dhe të mbetemi përherë burim frymëzimi për brezat.
Gjimnazi “Fuat Babani” Korçë
Matura 1967
Arjeta Ombashi (Avxhiu) Mishel Stillo Liljana Kaçani
Vjollandi Rëmaçka Petrika Kamenica Klementina Jatagani
Bardhyle Dhima Hatixhe Gorani Zhani Dardha
Enver Reçi Loreta Pllaha Natasha Larodhi
Andrea Shtika Natasha Teneqexhi Vladimir Saro
Piro Koçi Vladimir Stoja Zoica Saro
Kozeta Minga Foti Dhimitri Koço Bimbli
Petrika Trajani Anesti Plasa Fatmir Baze
Stavri Prifti Ilia Nako Nikoleta Pojani
Kujtim Hashorva Koco Fecami Fillareti Nikolla
Maksi Lubonja Kostaqe Mitro Natasha Tili
Ilia Beri Nikoleta Cifligu Elvira Teneqexhi
Zhani Babliku Natasha Lera Pellumb Bregu
Maria Gace Taqo Beta Panajot Plaka
Ilia Kalo Drita Mitrushi Jorgjije Plaka
Koço Luadhi Liljana Qirjo Medehat Avxhi
Spartak Ceta Llambi Kotoko Efti Bellovoda
Raqi Ceta Erjeta Koti Vasilika Babo
Romea Kote Bardhi Bitincka Zhani Gjanci
Astrit Meta Agron Beli Natasha Xhelili
Shpëtim Hasani Matrashov Gramo Liljana Cifligu
Vangjo Rrëmbeci Petrika Gjezi Zhani Terova
Andrea Cepa Klaudeta Llogori Klea Harilla
Efigjeni Gaçe Marjeta Cipi Natasha Gita
Ilia Filipi Luan Vila Mira Nikolitari
Vangjel Lera Agim Idrizi Liljana Shore
Lavderim Bardhoshi Niko Ballço Robert Pergjika
Niko Zotka Donika Stratoberdha Gjergji Mustaka
Niko Vozilla Kico Pleqi Vangjush Saro
Ilia Panolli Ilia Piluri Zhuli Opari
Vangjo Bogdani Vangjush Bellani Pranvera Mero
Fredi Pergjika Filior Polena Isabela Moni
Romeo Ziu Thimi Polena Apostol
Flora Menkshi Ilia Bode Jolanda Frashri
Eli Kacori Ilir Kraja Ilir Shtylla
Vasilika Thëngjilli Remzi Gorani Petrika Cule
Diana Kosti Alqi Jana Leonora Ara
Viktori Jahollari Simo Koço Qeti Cupata
Donika Piluri Zhuli Sofroni Niko Naumi
Violeta Papa Kostanca Simo Doloreza Treska
Aleksandra Gace Kostaq Karafili Albert Pepivani
Zhaneta Kristo Nesti Kaculli Tomi Pepivani
Dhimitraq Borova Koço Qirinxhi Pali Kristo
Anesti Stillo Eli Nikolla Sotiraq Qafzezi
Andromaq Cicko Klara Braçe Katina Mile
Skender Kristo Morifli Zhegu


Sigal