Kujtim Dashi/ Një qese me plehra mbi tryezën e mësueses!

    354
    Sigal

    Ardita F., thuajse çdo ditë bënte matjen e kohës për distancën që përshkonte mëngjeseve në pesë ditët e javës nga shtëpia e saj në lindje të kryeqytetit për në shkollën, ku jepte mësim në veriperëndim të tij, në afërsi të Spitalit Ushtarak.  Sa hidhte qesen me plehrat e shtëpisë në koshin e madh para pallatit, flakte të djeshmen si mbeturinë, fillonte matjen e kohës. Nganjëherë, kur harronte t’i hidhte plehrat në kazanët te pallati e, vonë, kujtohej që i kishte ende në dorë, turfullonte, ndalej dhe i hidhte rrugës në kazanin më të parë. E hë, i thoshte vetes e vinte buzën në gaz, ike dhe ti! E ke kaluar tri herë afatin për mos me të thirrë për dëshmitare në gjyq, siç thuhet se bëjnë turqit me mësuesit, pasi  shërbejnë dhjetë vjet në detyrë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf