Kujtim Dashi/ “Na e kij kujdes nanën, ëë!”

    353
    Sigal

    Tregim

     Unë e mora a ma rekomanduan për usta, mjeshtër elektricist për apartamentin e tim biri, por ai më doli edhe kunat i jo pak, po i tetë vëllezërve, të gjithë emigrantë nëpër botë. Vetëm sikur kjo të ishte do të përbënte një kuriozitet në vete: tetë kunetër! Një skuadër! Tetë me një! T’iu mbaje mend emrat e secilit, pastaj të grave dhe të fëmijëve të tyre! Gruaja e tij ishte vajzë e vetme, motër, pra e tetë vëllezërve, që s’ia kishte bërë zemra ta linte nënën vetëm e të ndiqte nga pas vëllezërit për një jetë më të mirë diku jashtë shtetit. Plaka, që s’kishte dashur kurrë të ndiqte asnjërin prej djemve nëpër botë, ngaqë s’donte me e lëshue cakun e shtëpisë, banonte fillikat në Durrës, ndërsa e bija me të shoqin në Tiranë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf