Kujtim Çako:Vota jonë, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të ushtarakëve, për integrimin në Europë

    493
    Sigal

    INTERVISTA/Flet Presidenti i AKUSH-it  Dr. Kujtim Çako, për problemet e ushtarakëve 

    -Çfarë përfaqëson Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH) që realizoi takimin e shumëpritur nga ushtarakët  për bashkëpunimin me  shoqatën SHKUR?

    -Ushtarakët Shqiptarë si tërë ushtarakët evropian kanë një vlerësim të veçantë. Ata  janë e mbeten  një vlerë demokratike edhe në  Shqipëri.  Shqipëria gjatë 22 vjetëve  pluralizëm politik , vlerë e madhe kjo, ka arritur të anëtarësohet në NATO, të hyjë në rrugën e anëtarësimit në familjen evropiane. Në këtë kuadër FA janë të depolitizuar e të departizuara. Ato kanë hyrë në rrugën e  reformimit sipas standardeve euroatlantike që kërkohen sot E vërteta historike fletë se ata mbështetën me të gjitha forcat proceset demokratike në Shqipëri dhe u bashkuan me qëndrimit e veprimit e popullit tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa“. Shqipëria në të ardhmen do të jetë më evropiane. (AKUSH)u  themelua  si  një nevojë e realitet i kohës. për mbrojtjen më  mirë të figurës  morale dhe të drejtave të ushtarakëve. Ushtaraku ka qenë dhe mbetet emblema e Republikës së Shqipërisë. Ata kanë të shenjtë dhe të shtrenjtë vetëm Atdheun dhe çështjen kombëtare. Ushtarakët japin edhe  jetën  me betimin vetëm  para Flamurit Kombëtar. Ky profesion është sa i vështirë,  dhe i rrezikshëm për jetën e ushtarakut. Rrezikshmëria për jetën, disiplina e lartë ushtarake, dhe  penalitetet  nga gjykata ushtarake, e ka shoqëruar tërë jetën atë. Ushtrimi i këtij profesioni është rregulluar me ligjin themeltar të shtetit, me Kushtetutën e Republikës si dhe me ligje të veçanta. Me këtë sy u zhvillua  edhe  takimi mes përfaqësuesve të dy shoqatave që ishte miqësore dhe plotë mirëkuptim reciprok dypalësh, një diskutim lokal i çështjeve për t’u hedhur në aksion të përbashkët si një zë i vetëm gjithë ushtarakët në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve.

     -Cili është bilanci i punës së AKUSH-it,  para zgjedhjeve të Qershorit 2013?

    -Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH) mbas 3 vjetëve veprimtari intensive si një shoqatë legjitime, masive, gjithëpërfshirëse, e demokracisë të lirë  ka  realizuar  mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të ushtarakëve shqiptarë dhe familjeve të tyre.  Me rolin shoqatë “ombrellë” sipas orientimit nga EUROMIL, realizon bashkimin e ushtarakëve, pa asnjë dallim grade ushtarake, arsimi, bindje politike apo fetare, brenda dhe jashtë vendit.  AKUSH është bërë tashmë një vlerë demokratike, dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Ushtarakëve Evropiane, EUROMIL, me qendër në Bruksel. Slogani në këto zgjedhje do të jetë: “Vota për interesat tona, për rritjen e lirisë dhe të mirëqenies tonë”. Kohët e fundit AKUSH  ka fituar edhe  përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare evropiane dhe atë amerikane në realizimin e objektivave strategjike të saj, duke kërkuar ndihmën dhe shtrirë deri në binjakëzimin me shoqata të ushtarakëve amerikane. Në respekt  dhe zbatim të hapësirës ligjore, të Kushtetutës dhe të Kodit zgjedhor AKUSH në zgjedhjet e ardhshme, do dali si një subjekt i pavarur nga politika e do të angazhohet  në mbështetje dhe mbrojtje të së drejtës  për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e për të mbrojtur  interesat ushtarakëve në programet e Partive dhe deri në fushën e pashkelur  të përfaqësimit në Parlamentin e vitit 2013. Ushtarakë para se të vendosni të votoni, nuk duhet harruar historia e periudhës së tranzicionit në trajtimin e ushtarakëve shqiptare, edhe pse të integruar tashmë në NATO dhe Institucione evropiane CIOR dhe EUROMIL. Në periudhën 22 vjeçare janë evidente shkelje të të drejtave të ushtarakëve shqiptar. Partitë politike dhe qeveritë e tërë spektrit politik  të majtë dhe të djathtë, asnjëherë nuk i dhanë ushtarakëve vendin që ju takon në shoqërinë shqiptare, por mbajtën qëndrime përçmuese, denigruese, me anë të diskriminimit morale dhe financiar të tyre. Ushtarake, në zhvillimet e sotme politike, duhet të bëni kujdes me politikën në këto zgjedhje, mbasi jeni një komunitet i fuqishëm me vlera patriotike dhe intelektuale të veçanta. Partitë  kanë spekuluar  me premtime “pa buke”, duke shkelur ligjet e miratuara me 3/5, duke miratuar formalisht ligje e akte.  Vazhdon  persekucioni moral, social e  financiar  i ushtarakëve me Aktin -Normativ, duke pritur për ironi të fatit ndoshta një zgjidhje natyrale, atë të seleksionimit natyral. Janë shkelur në mënyrë flagrante parimet kushtetuese, janë shkelur 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese të 2007 dhe 2010 të formës së prerë, vendime të gjyqësorit që kanë vendosur në favor të padive të ushtarakëve. Paradoksale është  kur shteti hedh poshtë vendimet gjyqësore të formës së prerë, hedh në gjyq shtetin, bënë gjyq me zyrat e përmbarimit . Duke përdorur tërë mënyrat që e drejta e fituar të mos zbatohet arrihet deri sa çështjet e procedurës  gjyqësore të ushtarakëve për pensione të papaguara të konsiderohen thjeshtë  çështje administrative, sipas urdhrave apo vendimeve politike të dhënë nga lartë.

     -A kanë  objektiva të përbashkëta shoqatat ushtarake në këto zgjedhje?

    -Objektiva e bashkëpunimit tonë duhen të shprehen qartë, pastër dhe pa ekuivok pa dëmtuar shoqatat ushtarake dhe që  në programet dhe marrëveshjet e përbashkëta deri me subjektet zgjedhore të jenë në favor të interesave të ushtarakëve. AKUSH  duke artikuluar objektivat  të  karakterit të përbashkët, me interes institucional  bënë apel:

    -Ushtarake bashkohuni  të tërë  pa  asnjë dallim bindje politike apo përkatësi shoqatë për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 me të drejtë përfaqësimi si një zë akoma më i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave tona dhe për një liri, integrim dhe drejtësi sociale evropiane.

    – Me vullnetin tuaj  të lirë vota juaj e lirë të shkojë në interesin tuaj, pavarësisht nga bindjet politike dhe përkatësitë  aktuale partiake. Ju dhe familjet tuaja, përfshi edhe civilët që kanë punuar në ushtri dhe industrinë ushtarake,  përfaqësoni një forcë të madhe vitale intelektuale dhe elektorale  e llogaritur rreth 300.000  vota.

    – Jepeni votën në shërbim  të demokracisë shqiptare e të  forcimit të shtetit  tonë ligjor të së drejtës  dhe të përmirësimit të funksionit social të tij dhe të mirëqenies së qytetarit.

    – Ushtarakë kalkuloni saktë votën në  interesin tuaj,  në mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore, duke zgjedhur kandidatët tuaj të miratuar  si intelektuale të pavarur në  kushtet e proporcionalit kombëtar.

    Mendimet, diskutimet dhe propozimet tuaja janë tepër të vlefshme për të ndërtuar platformën me devizën:  “Të votojmë për të drejtën tonë” duhen të dalin mbi interesat e ngushta  partiake, duke u  organizuar, e bashkuar dhe mbi bazë  programe dhe marrëveshje të miratuara dypalëshe.

     -Pse duhen përfaqësues të ish ushtarakëve në Parlamentin e ardhshëm , kur gjithmonë ka pasur dhe ka  të tillë të zgjedhur nga partitë politike ?

    -Është e vërtetë që ka pasur dhe ka  përfaqësues në Parlament  , pra deputet të zgjedhur nga Partitë politike me prejardhje ushtarak, por kjo ka qenë e pamjaftueshme, sepse këta kanë qenë vetëm ,ushtarë të partisë dhe jo të komunitetit të ushtarakëve“.

    Disa nga argumentet që e bëjnë këtë të domosdoshme, ndoshta një risi për këto zgjedhje dhe për qëndrimin e politikës  shqiptare janë : Së pari, shoqërisë civile shqiptare mendojmë së i  ka ardhur koha ta gjejë veten dhe t´i  dëgjohet zëri deri në Parlamentin shqiptar. Parë në këtë plan mendojmë së edhe këto dy shoqata masive të ushtarakëve SHKUR dhe AKUSH,të organizuara si OJQ,  si pjesa ndoshta më aktive në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore  të njeriut, të ushtarakëve dhe familjeve të tyre.

    Së dyti, deri  tani ka pasur  jo përfaqësues dhe mbrojtës të interesave të komunitetit të ushtarakëve, por ata nuk kanë folur asnjëherë në parlament në mbrojtje të këtyre interesave dhe në mjaft raste kanë bërë të kundërtën me sulme të pa para dhe qëndrime skandaloze duke harruar edhe origjinën profesionale dhe  përkatësinë komunitare të tyre.

    Së treti, ka ekzistuar një e keqe e ashtuquajtur rëndomë “e keqja brenda llojit”. Pra pa shkelur asnjë dispozitë ligjore, por duke ruajtur atë të ashtuquajtur shpesh në legjislacionin zgjedhor “ pavarësinë, apo të qënit i pavarur”, ka ardhur koha të mos rendet vetëm pas njohjeve personale  drejt një partie politike , por të synohet kësaj radhë ndoshta  që të futet mbrojtja e interesave në mënyre institucionale, me detyrime dhe të drejta dypalëshe:  Parti-  Shoqëri  civile  apo Shoqate.

    Se katërti, kjo mund të quhet risi për vendin tonë, por mendojmë se ka përvojë në vendet me demokraci të zhvilluar. P. sh. Në SHBA në bazë të informacioneve që kemi dhe përpjekjeve për tërheqje përvoje nëpërmjet binjakëzimit  me  shoqatat homologe si AMRA , një nga shoqatat më të mëdha të ushtarakeve  amerikan me për bërje gjithëpërfshirëse rezulton se ka përfaqësim në Senatin amerikan me disa senator. Një shoqate e këtij karakteri, për nga programi dhe statuti  është edhe kjo jona( AKUSH)e shtrirë  deri të  pjesëmarrja e ushtarakeve  aktiv, por që sot mungojnë  edhe pse baza ligjore ekziston ata hezitojnë anëtarësimin  për arsye mjaft subjektive.

    Së pesti , ushtarakët duke lënë mënjanë interesat e ngushta partiake ku aktualisht një pjesë e tyre janë edhe anëtarë të tërë spektrit politik , ashtu si nga pikëpamja profesionale janë jashtë politikës, jashtë interesave partiake  para interesave kombëtare, që qëndrojnë mbi gjithçka, duhet të vënë interesat e komunitetit dhe  mbrojtjen e tyre në mënyrë institucionale. Këtë problem sesi do të jenë raportet me politikën në kryesinë e AKUSH janë diskutuar disa herë  në një hark kohor rreth një vjeçar.

    Së gjashti,  është e drejta e ushtarakëve të vendosin  përfundimisht për bashkëpunim me partitë politike  apo për krijimin e një partie politike.

    Varianti  i krijimit të partisë politike mendoj se duhet konceptuar me gjerë. Kjo duhet të jetë  një Parti  me bazë më  të gjerë sociale që preke aktualitetin e sotëm..

    Të shfuqizohet menjëherë ligji i kundraligjshëm, në kundërshtim edhe me VGJK nr.33.datë 24.06.2010 për Aktin-Normativ  dhe të gjithë urdhrat e zhdëmtimit të ISSH për kthimin debitorë të pensionistëve ushtarakë të parakohshëm  për shumën rreth 1.5-2 milion lekë kthim pensioni për person. Tu kthehen parat e pensionit të ndaluara si debitorë nga  arka e shtetit  si rezultat i pensionit të rillogaritur. Si konkluzion, edhe i takimit dypalësh AKUSH- SHKUR,  këto janë disa detyrime dhe të drejta njëkohësisht objektiva  dypalëshe që duke i shtuar edhe mendimet e kryesive respektive, do të marrin formën institucionale me miratimin e tyre.

     Zhvillohet analiza e Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it, në Shtëpinë e Ushtrisë

    Ditën e sotme në Shtëpinë e Ushtrisë do të mbahet takimi i Komitetit i veteranëve të Luftës Antifashishte Nacional Çlirimtare të Shqipërisë. Takimi do të fillojë në orën 10:00, në ambientet e Shtëpisë së Ushtrisë. Në këtë takim do të bëhet analiza vjetore e Komitetit të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Shqipërisë. Në këtë takim do të jenë të pranishëm përfaqësues të Komitetit të Veteranëve.