Kujtim Boriçi/ Asaj që dikur më deshi 

    350
    Sigal

    Më shumë lot se gaz pate atë ditë,

    Kur tek burri që ke, ti shkove,

    Eh, e di që mua më do si atëherë,

    Dhe pse je me thinja e fëmijët martove.

    Bëra gjithçka që dhe unë të të doja,

    Ty që zemrën më dhe, më fale gjithçka,

    I lutesha zemrës, por ajo s´më dëgjoi,

    E rrjedhë e jetës sonë, mori tjetër kah..

    Në autobuzin e linjës një ditë u ndodhëm,

    Unë me time shoqe, burri yt me ty,

    U çove nga vendi, më the që të ulem,

    Ashtu bëra,… u  pamë sy më sy.

     Yt shoq i habitur vështroi tej dritares,

    Ime shoqe me sy mua më qorton,

    “Ç’është kjo e marrë që n´kra  të  burrit t ë  saj,

    Një burri të huaj, vendin i liron!”.

     “Grua, mund të ishte dhe në vendin tënd,

    Kjo zonjë që më shikon në sy,

    Po ç’e do se zemra ime 30 vjet më parë,

    S´ju përgjigj asaj, por të zgjodhi ty!”.

    Unë jam i lumtur me zgjidhjen e zemrës,

    Me zemër i kërkoj ndjesë dhe sot asaj,

    Jo se nuk doja, por kështu desh fati

    Dhe po më gjykuat, dal i pafaj….