Kujdes! Kurthi i Kuesturave, i tërhiqet karta e qëndrimit kujt ka humbur vendin e punës.

    497
    Detyrimet vjetore të emigrantëve:
    -27,50 euro për lëshimin e dokumentit elektronik
    -30 euro që marrin Postat italiane për shërbimin 
    -16 euro pullë-taksën
    -Provimi i italishtes
    Teknikisht quhet Leje qëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë, por që të gjithë e quajnë Kartë qëndrimi. Emigrantët mund ta marrin pas pesë vjetëve pranie të rregullt në territorin Italian, nëse dëshmojnë se kanë të ardhura dhe një banesë të mjaftueshme, pasi kanë derdhur 200 euro (natyrisht përveç 27,50 eurove për lëshimin e dokumentit elektronik, 30 eurove që marrin Postat italiane për shërbimin dhe pullë-taksës prej 16 eurosh) e kanë marrë provimin e italishtes. Është një pikarritje e rëndësishme, sepse është një dokument qëndrimi “i përhershëm”. Ose të paktën kështu duhet të jetë.
    Por Kuestura të ndryshme, duke filluar nga ajo e Milanos, kanë nisur t’u tërheqin kartën e qëndrimit atyre që nuk janë në gjendje të dëshmojnë që vitet e fundit kanë fituar të ardhura të caktuara nga burime të ligjshme. Rrezik ky që mund të hasin shumë emigrantë që me krizën ekonomike që po kalon Itali kanë humbur vendin e punës.
    Heqja e kartës së qëndrimit bëhet kur të huajt kërkojnë një dublikatë apo përditësimin e kartës së qëndrimit, për shembull kur u lind një fëmijë apo kur duan të ndërrojnë fotografitë, gjë që bëhet çdo pesë vjet për ta pasur atë të vlefshme edhe si dokument identiteti. Nëse kuestura zbulon që mbajtësi i kartës nuk ka pasur punë të rregullt e nuk janë derdhur të gjitha kontributet, e hedh poshtë kërkesën e përditësimit. Praktikisht i huaji merret në shqyrtim nga e para e i kërkohet të përmbushë të gjitha kriteret e parashikuara për lëshimin e parë të kartës së qëndrimit.
    Në të vërtetë, Teksti unik për imigracionin parashikon tërheqjen e kartës së qëndrimit vetëm në disa raste të caktuara, si për shembull, kur i huaji bëhet i rrezikshëm për rendin publik apo për sigurinë e shtetit, ose kur largohet nga BE për më shumë se 12 muaj rresht. Por asgjëkund nuk flitet për verifikime të reja mbi të ardhurat.
    “Ajo që bën Kuestura e Milanos është një praktikë e paligjshme që duhet të marrë fund” thotë për Stranieriinitalia.it Maurizio Bove, president i Anolf Milano, që ka ngritur zërin mbi këtë çështje. Po Kuestura si i justifikon tërheqjet e kartave të qëndrimit? “Duke thënë se një person që nuk mund të tregojë se ka të ardhura, me derdhjen e kontributeve dhe taksave, ka punuar në të zezë dhe është evazor fiskal. Për këtë arsye duhet ndëshkuar duke i hequr të drejtën e kartës së qëndrimit”.
    “Me një fjalë presupozohet që i huaji është fajtor – thotë Bove – kur është fakt që me situatën aktuale ekonomike janë të shumtë ata që kanë humbur vendin e punës . për më tepër, nëse me të vërtetë duhet ndëshkuar evazioni fiskal, pse të fillohet nga të fundit? Sidoqoftë po bëhet diçka që nuk parashikohet nga ligji. Për këtë, pas shumë rastesh të tërheqjes së kartës së qëndrimit, kemi paraqitur padi në TAR e ndërkaq po presim një ndërhyrje nga Brukseli”.
    Bove dhe presidenti kombëtar i ANOLF-it, Mohammed Saady, kanë sinjalizuar atë që po ndodh në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Brendshme të Komisionit Evropian, duke i kërkuar të sqarojë këtë pikë. Me një letër shumë të detajuar pohojnë që këto tërheqje të kartave të qëndrimit kanë në kundërshtim me normativat evropiane, përveçse diskriminuese.
    “Hipoteza që papunësia është një zgjedhje e qëllimshme e atyre që fitojnë statusin e qëndruesve afatgjatë – shkruajnë Saady dhe Bove – mund të konsiderohet thellësisht raciste. Veç kësaj, nëse evazioni fiskal e të tjera forma të mospagimit të taksave mund të jenë praktikë që ndodh shpesh në Itali, do të ishte vërtet e turpshme të mbrosh tezën se kjo është praktikë i takon vetëm popullsisë emigrante”. (SH.I)
    Sa kohë duhet kaluar në Shqipëri nga një udhëtim Shengen në tjetrin për turizëm?
    Kujdes! Qëndron në zonën Shengen 3 muaj në çdo 6 muaj
    Kur një person vjen nga Shqipëria me pasaportë biometrike mund të rrijë këtu 3 muaj. Kur kthehet në Shqipëri a ka ndonjë kufizim kohor? Sa duhet të qëndrojë atje para se të vijë prapë në Itali? Sipas rregullave që disiplinojnë liberalizimin e vizave, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen maksimumi 90 ditë, që nga dita e hyrjes, gjatë një periudhe kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Llogaritja e periudhës 90-ditore dhe gjashtë-mujore fillon që nga çasti kur personi hyn për herë të parë në këtë zonë. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon në datën 1 korrik. Kështu nga 1 janari deri më 30 qershor, ju mund të qëndroni në një shtet apo në disa shtete të zonës Shengen për maksimumi 90 ditë. Nga 1 korriku mund të nisni sërish udhëtimet duke pasur parasysh të bëni gjithnjë të njëjtat llogari. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, është përgjegjësia juaj të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre e përgjithshme, shuma e ditëve që qëndroni në zonën Schengen, të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtëmujore (180 ditë) që nis nga udhëtimi i parë.
    Sigal