Kuçovë, Pallati i Kulturës është kthyer në magazinë mobiliesh

842
Sigal

SHQETËSIM QYTETAR/ Për aktivitetet kulturore bashkia e qytetit merr ambiente me qira tek privati

Pallati i Kulturës në Kuçovë i ndërtuar në vitet 1936 nga shoqëria e naftës italiane “AIPA” në qendër të qytetit tashmë është kthyer në një magazinë mobiliesh. Ky pallat kulture para fillimit të ndryshimit të sistemit shërbente për të argëtuar klasën punëtore të naftëtarëve, ku dihej se, qyteti i Kuçovës ka patur një klasë punëtore të madhe në shkallë vendi. Aty kryheshin aktivitete qysh në kohën e shoqërisë italiane “AIPA” dhe pas kapitullimit të Italisë fashiste erdhën gjermanët edhe nuk e shkatërruan këtë ndërtesë karakteristike, e cila nga ana e konstruksionit është shumë e bukur dhe e ndërtuar sipas një projekti italianë. Pas çlirimit qeveria demokratike e asaj kohe i kushtoi një rëndësi të madhe jo vetëm klasës punëtore të naftës, por dhe Pallatit të Kulturës. Pallati i Kulturës kishte salla çlodhje, lokal për familjarët, dhoma për pritjen e udhëheqjes si dhe një lokal për qytetarët e ndryshëm. Kishte kinema, salla kulture për të dhënë shfaqe ansambli i naftës dhe të tjerë. Kishte një bibliotekë me një numër prej rreth 25 mijë librash, broshura të naftës dhe libra letrar.

Ndarja

Pallati i Kulturës lulëzoi deri në vitet 1990, por pas ndryshimeve të sistemit, filloi të ndryshonte edhe destinacioni i këtij Pallati Kulture. Në atë kohë figuronin dy sindikata, Konfederata dhe Sindikata e pavarur. Me urdhër të presidentit kjo pasuri iu nda sindikatave. Kinemanë e mori si pronë Sindikata e pa varur ndërsa Pallatin e Kulturës, Konfederata e sindikatave. Në trazirat e 1997, biblioteka e Pallatit të Kulturës fillimisht u vodh dhe më pas iu vu flaka duke e djegur plotësisht, pavarësisht se ishte në një godinë me Pallatin e Kulturës. Me një fond bashkia e rehabilitoi atë dhe e kompletoi me tekste të ndryshme. Ndërsa pjesa tjetër që varet nga Konfederata, ka mbetur e shkretë, një pjesë i është dhënë me qira një firme, e cila e ka kthyer në magazine, ndërsa ambientet e tjera janë lënë bosh, në një kohë që bashkia e qytetit ka shumë nevojë për ambiente kulturore.

Bashkia e Kuçovës nuk ka një Pallat Kulture

Bashkia e Kuçovës nuk ka një Pallat Kulture si gjithë bashkitë e tjera si ajo e Beratit, Poliçanit, Çorovodës,

Urës -Vajgurore. Bashkia kur kryen një aktivitet është e detyruar që t’i japin ato në ambiente me qira të marra tek privatët, në një kohë që ka një Pallat Kulture më parametra evropiane. Është paaftësia e bashkisë ajo që nuk është në gjendje, të rimarrë këto godinë, të cilat sindikata nuk e ka future në eficencë, por e ka lënë të shkret.